BallinaKryesoreBardhi: "Shqiptarët në këmbë në mbrojtje të demokracisë"

Bardhi: “Shqiptarët në këmbë në mbrojtje të demokracisë”

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi ndodhet në rrethrrotullimin e Plepave në Durrës,  dhe është shprehur se, opozita dhe qytetarët janë të vendosur ti shkojnë deri në fund aksionit të tyre.

“Ky është vetëm hapi i parë i përshkallëzimit të aksionit opozitar. Shqiptarët nuk kanë për të lejuar krim elektoral në 2019, nuk kanë për të lejuar kthim të Shqipërisë në periudhën komuniste ku diktatura zjhvillonte votime por jo zgjedhje. Sot mesazhi i shqiptarëve të bashkuar është: Shqiptarët në këmbë në mbrojtje të demokracisë për ti dhënë rrugë zhvillimit dhe mirëqënies së tyre”, u shpreh ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular