BallinaAktualitetHenri Çili: Rama po bën rregullat e lojës me njërën palë, në...

Henri Çili: Rama po bën rregullat e lojës me njërën palë, në kufijtë e një grushti shteti

Themeluesi i gazetës Liberale në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora deklaroi se të bësh rregullat e lojës me njërën palë është në kufijtë e një grushti shteti

Henri Çili: Kryeministri socialist për herë të parë në këto 28 vjet ka marrë përsipër të shkruajë rregullat e lojës me një dorë, vetëm me njërën palë. Të evitojë opozitën përfaqësuese të popullit të 25 qershorit dhe të bëjë një sistem elektoral me 10 deputetë që nuk përfaqësojnë partitë e opozitës, por personalitetin e tyre. Ne duhet të na skandalizojë kjo gjë është në kufijtë e një grushti shteti. Të bësh rregullat e lojës me njërën palë është në kufijtë e një grushti shteti.

Çili:Kam një këndvështim tjetër sidomos për zonjën Hajdari dhe zotin Patozi. Këto dy ambicie politikë që janë krejtësisht legjitime janë për të ardhmen. Këto dy lëvizje nuk kontribuojnë në thelbin e krizës politike aktuale. Nuk kanë asnjë interes publik të i kontribuojnë zgjidhjes së ngërçit. Shqipëria nuk është në krizë për një parti politike të re, sepse kanë 70 parti. Ne jemi në një krizë sepse jemi në dyshim se si është krijuar kjo krizë. Ky është thelbi i krizës. Për këtë krizë as grupi i deputetëve që janë në parlament nuk ka asnjë përgjigje dhe nuk mund të ketë dhe nuk kontribuon dot me vajtjen në Parlament. Dhe as partia e re e Patozit që do të shkojë në zgjedhje nuk i kontribuon kësaj çështje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular