1.500 kg drogë nën kujdesin e “bravo çunave” drejt Italisë, tani që “s’ka më asnjë rrënjë të mbjellur” …

1
257

Ish-Deputeti i PD dhe ish-zv/ministri i Brendshem Gent Strazimiri reagon per rikthimin e trafikut te droges me gomone drejt Italise: 1500 kile droge nen kujdesin e “bravo çunave”

Reagimi i Gent Strazimirit

1.500 kg drogë nën kujdesin e “bravo çunave” drejt Italisë, tani që “s’ka më asnjë rrënjë të mbjellur” …
Që të jesh në gjendje të grumbullosh 1.500 kg drogë, do të thotë që të kesh hapur “ndërmarrje grumbullimi” si në kohë të Kristaqit, me magazina, furnitorë, mercologë e deri tek punëtorë ngarkim-shkarkimi! Që ta transportosh pastaj deri në breg të detit, të duhet edhe një “ndërmarrje transporti” sado modeste, me dispeçeri dhe logjistikë…
E gjitha kjo, nën hundën e “Policia që duam”, asaj më të mirës në Evropë…
Pyetja është:
– sa “ndërmarrje grumbullimi” të tilla funksionojnë suksesplotë, në këtë Shqipërinë tonë të “arritjeve”?
Sado që të jenë, një gjë është e qartë si drita e diellit:
– të vetmit që janë në burg, janë 2 skafistët që kap italiani një ditë po, një ditë jo, një ditë ndoshta… asnjë “punëdhënës” nga ata që kapen duke folur me Gjushin a Damianin për zgjedhje!!!!!

1 Koment

  1. … [Trackback]

    […] Find More Information here on that Topic: startnews.news/2019/04/26/1-500-kg-droge-nen-kujdesin-e-bravo-cunave-drejt-italise-tani-qe-ska-me-asnje-rrenje-te-mbjellur/ […]

Comments are closed.