BallinaOP EDEdi Rama tallet me shqiptarët, ndaj do largohet me 2 këmbët në...

Edi Rama tallet me shqiptarët, ndaj do largohet me 2 këmbët në një këpucë

Nga Frenkli Prengaj

Dje paradite mora pjesë në një nga protestat e opozitës.

Para Parlamentit u vendosën kepucë me flamuj të shteteve të tjera, si simbol i ikjeve masive të shqiptarëve nga vendi, diçka e ngjashme si në Maqedoninë e Veriut. 3 palë kepucë dhe 3 flamuj mjaftojnë që unë të perpiqem t’iu shpjegojë situatën ku ndodhet vendi, një situatë që na prek të gjithëve.
Flamuri i Italisë kishte poshtë kepucët e xhaxhait tim. Si shumë shqiptarë në vitet 90′, të afërm të mi u larguan nga vendi për një jetë më të mirë.
Përbri këtyre, 2 shtete të tjera, Anglia dhe Kanadaja. E para ka pranë kepucët e shokëve të mi, të cilët u larguan para 2-3 vitesh sepse nuk shihnin të ardhme këtu. E dyta, Kanadaja. Jo pa qëllim vendosa përbri një palë këpucë numer 45, goxha të mëdhaja. Kanadaja është ëndrra e çdo gjeologu të ardhshëm, por jo vetëm. Në këtë shtet e kam menduar dhe unë të largohem kohë më parë, por kam gjetur arsye për të mos e bërë.
Nëse xhaxhai ishte fuqi punëtore, shokët e mi ishin fuqi intelektuale.
Nëse xhaxhai u largua me anije , shokët e mi u larguan me kamion.
Nëse xhaxhai punonte në të zeze në vitet 90′, shokët e mi punojnë në 2019 në të zezë.
Nëse për largimin e xhaxhait dhe dajës fajin e kishte e kaluara komuniste dhe e ardhmja e turbullt, sot për largimin e shokëve të mi apo tundimit të Kanadasë për mua, e ka fajin Edi Rama. Jo se të tjerët janë pa gjë, por Edi Rama e kishte në dorë ta ndryshonte këtë, e në vend të kësaj zgjodhi të tallet, apo më keq u hoq sikur ky largim masiv nuk po ndodh vertetë dhe ky është ndryshimi i madh mes tij dhe opozitës. Jo më kot po them se e kishte, se nuk e ka më. Së shpejti, ai do përfundojë aty ku përfundojnë të gjithë udhëheqësit që tallen me popujt e tyre. Do iki me të dyja këmbët në një këpucë!
Prandaj dje lashë kepucë numer 45.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular