FOTO/Admir Murataj në vilën e tij pak para se të kryente grabitjen …..

1
283

Admir Murataj humbi gjurmët 5 vite më parë pas grabitjes që kreu në Bankën e Trikallas në Greqi dhe që nga ajo kohë emri i tij vetëm është përfolur për grabitjet që ka kryer në Shqipëri, në të cilën thuhet se humbi jetën më 9 prill gjatë grabitjes në Rinas.

Vizion Plus ka siguruar një foto të Admir Murataj, e cila thuhet se është marrë nga kamerat e sigurisë së vilës së tij në fshatin Fushë-Prezë në Tiranë.

Foto thuhet si përket vitit 2017, pak para se të kryhej grabitja e Qafë-Kasharit, ku arriti ti shpëtojë operacionit policor “Patriot’, ku u arrestuan bashkëpunëtorët e tij.

I dyshuar për grabitjen e fundit është edhe Klement Çala një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Murataj,

Sipas dëshmisë së Alkond Bengasit, Murataj dhe Çala jetonin qetësisht në liri edhe pse ishin të kërkuar nga Policia, madje ata kishin edhe një restorant në Liqenin e Thatë në Tiranë.

1 Koment

Comments are closed.