BallinaPolitikeZyrtarizohet kandidat i PS-së për bashkinë e Elbasanit

Zyrtarizohet kandidat i PS-së për bashkinë e Elbasanit

Kryeministri Edi Rama i vendosur per te hyre ne zgjedhje konfirmoi sot kandidaturën e Gledjan Llatjes, aktualisht prefekt i qarkut të Elbasanit, për kryebashkiak të Elbasanit në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Në një takim me banorë të Elbasanit, Rama tha se zgjedhjet nuk shtyhen por do të zhvillohen në 30 qershor.

“Për ata që akoma mendojnë se se këtu do të gjendet një zgjidhje dhe do të shtyhen zgjedhjet, ju them se në 30 qershor ne do të jemi këtu, në këtë shesh, ku do të bëhet një festë e madhe për të falënderuar Sejdinin dhe për t’i dhënë bekimin e votave dhe të fitores pasardhësit së tij, Gledian Llatja, duke uruar që të vazhdojë në atë rrugë dhe të bëjë edhe më shumë për Elbasanin”, tha Rama.

Kryeministri premtoi se në 4 vitet e ardhshme për Elbasanin do të bëhet edhe më shumë se sa në këto 4 vite.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular