BallinaAktualitetMyftaraj: Patozi themelues i PSD së Gjinushit, jo i PD, "Bindja" u...

Myftaraj: Patozi themelues i PSD së Gjinushit, jo i PD, “Bindja” u krijua me ndërmjetësinë e Mero Bazes

Gazetari Kastriot Myftaraj i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora tregoi se Astrit Patozi, sot themelues i “Bindjes Demokratike” nuk ka qenë themelues i PD-së, por i PSD-së.

Pjesë nga biseda në studio: 

Myftaraj: Është ngritur gjithë makineria propagandistike e shtetit dhe po krijon një kult të Patozit. Një kult me të pavërteta. Tani Patozi një nga themeluesit e PD-së?

Astrit Patozi ka qenë një nga themeluesit e partisë së Skënder Gjinushit, PSD në vitin 1991, ka qenë në degën e Kavajës, ndër nismëtarët. Ka qenë anëtar i Komistetit Ekzekutiv pluralist, të Durrësit nga PSD dhe si punëtor i unzinës së gozhdë-bullonave i duhej edhe një punëtor.

Gazetari Kastriot Myftaraj i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora deklaroi se partinë “Bindja Demokratike” e ka krijuar Patozi me porosinë e Edi Ramës me ndërmjetësinë e Mero Bazes.

Myftaraj: Partinë e ka krijuar me porosinë e Edi Ramës me ndërmjetësinë e Mero Bazes. Këtë e dinë. 

Zheji: Po Rama ka një alibi të fortë, thotë çfarë lidhje kam unë me Patozin. 

Myftaraj: Astrit Patozi, siç e di mirë Blediani rri gjithë ditën me Mero Bazen. Dhe trusti i lojërave të fatit është ai që po e financon partinë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular