BallinaAktualitetMonika Kryemadhi: Konsumoni produktet vendase, LSI program për fermerët

Monika Kryemadhi: Konsumoni produktet vendase, LSI program për fermerët

Fermerët dhe vështirësitë e tyre në shitjen e prodhimet, ishin sot kryefjalë e reagimi të kryetares së LSI, Monika Kryemadhi. Përmes një postimi në facebook Kryemadhi shkruan se sot fermeri shqiptar e ka të vështirë të gjejë treg, ndërsa janë gjendur në një një stuhi goditjesh të padrejta nga qeveria. Në vijim, ndërsa paralajmëron se LSI së shpejti do të paraqesë një program të qartë për mbështetjen e fermerëve dhe blegtorëve, Kryemadhi apelon shqiptarët të konsumojnë produktin vendas.

“Prodhimet e fermerëve dhe blegtorëve shqiptarë këto ditë janë gjendur nën një stuhi goditjesh të padrejta dhe deri kriminale. Këto sulme diku të dirigjuara edhe me “figurantë” dhe aktorë televizivë sollën një stepje të konsumit të prodhimeve shqiptare. Qeveria e Rilindjes u mjaftua me një deklaratë të thatë aspak bindëse të Ministrisë së Bujqësisë, e cila në vend të jepte mbrojtje djersës dhe sakrificës së mijëra fermerëve dhe blegtorëve shqiptarë, u mundua të justifikonte sulmet ndaj tyre.

Fermerët dhe blegtorët japin 22% të prodhimit të brendshëm bruto dhe sigurojnë miliona euro eksporte, të cilat u rrezikuan nga ky sulm i paprinciptë.

50% e popullsisë jeton edhe punon në ferma apo merret me blegtori. Ne duhet të jemi në krah këtyre njerëzve punëtorë dhe të palodhur, që shteti i Rilindjes i ka lënë si qytetarë të dorës së dytë. Duke i shkurtuar subvencionet me gati 6 herë, duke mos pasur asnjë iniciativë në mbështetje të tyre, por vetëm taksa të larta dhe shfrytëzim i mundit të tyre.

Jo vetëm nuk bën asgjë për t’i siguruar tregun fermerëve të Korçës, Dibrës dhe Pogradecit për mollët apo të heqë akcizën e naftës, por qeveria e Rilindjes i uli edhe TVSH-në në shitjen e produkteve të tyre.”- shkruan Kryemadhi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular