Richard Lugar, senatori Republikan për 6 mandate i shtetit të Indianës, dhe një mik i shqiptarëve, ndërroi jetë në moshën 87 vjeçare. Senatori më jetëgjatë më historinë e Indianës u bë i njohur si avokat i çështjeve të Bujqësisë dhe i kontrollit të armëve të shkatërrimit në masë. Si pjesë e kësaj të fundit senatori Lugar ka qenë në Shqipëri në vitin 2007 për të këshilluar shkatërrimin e armëve kimike të mbetura nga koha e diktaturës komuniste. Ai ka qenë i angazhuar edhe me diasporën në Amerikë në mbrojtjen e çështjes shqiptare.
“Lugar Center” raportoi për median se ‘ai vdiq në paqe të dielën më 28 prill në orën 1.44 të mëngjesit në një spital të Virginia-s. Shkak i vdekjes përmendet një çrregullim neurologjik”, shkruan Politiko.al duke iu referuar një lajmi të Politiko.com.
Ai garoi në primaret presidenciale në vitin 1996, por edhe pse Neë York Times, një gazetë liberale e quajti senatorin konservator ‘një nga më të kualifikuarit e gjithë kohëve që ka hyrë në garën për President”, përpjekja e tij përfundoi shpejt dhe pa bujë.
Duke i dhënë Medaljen Presidenciale të Lirisë në vitin 2013, Presidenti Obama e quajti “Një shtetar të respektuar botërisht”.
Ai shërbeu 36 vjet si senator i Indianës dhe u mund në vitin 2012 nga një sifidant i Tea Party, Richard Mourdock, në primaret Republikane.
… [Trackback]
[…] Find More Information here on that Topic: startnews.news/2019/04/29/richard-lugar-senator-republikan-dhe-mik-i-shqiptareve-nderron-jete/ […]
… [Trackback]
[…] Find More to that Topic: startnews.news/2019/04/29/richard-lugar-senator-republikan-dhe-mik-i-shqiptareve-nderron-jete/ […]
Comments are closed.