Kryeministri Edi Rama ka refuzuar të pranojë titullin e dhënë nga bashkia e Dibrës si ‘Qytetar Nderi’. Kryeministria njofton mediat se Rama është kundër titujve honorifike për politikanët në detyrë.
“Kryeministri Rama ka qenë, mbetet dhe do të jetë gjithmonë kundër titujve honorifike për politikanët në detyrë. Duke falenderuar tëe gjithë ata që mund të jenë nisur për mirë, Kryeministri Rama e refuzon titullin e qytetarit të nderit, dhënë sot nga Bashkia Dibër”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.