BallinaAktualitetPublikoi njoftimin e zyrës së shtypit të Ramës, Deutche Welle kërkon ndjesë...

Publikoi njoftimin e zyrës së shtypit të Ramës, Deutche Welle kërkon ndjesë publike: Ishte gabim teknik

Seksioni shqip i ‘Deutche Welle-s’ ka kërkuar ndjesë publike nisur nga një publikim i një dite më parë lidhur me takimin e zhvilluar nga kryeministri Edi Rama në Samitin një ditor në Berlin.

Kujtojmë se pasditen e djeshme, DW publikoi fillimisht një status në rrjetet sociale, ku shkruante se takimi në Berlin midis kancelares Merkel dhe kryeministrit Rama zgjati më pak se 30 minuta.

“Më pak se gjysmë orë kishte Merkel në takimin me Ramën para se në orën 17.00 të përshëndeste Presidentin Francez Macron. Për Shqipërinë ka shumë rëndësi çelja e negociatave, por momentalisht kjo është e pasigurtë”, shkruante fillimisht DW, mirëpo pak minuta më vonë, ky postim u redaktua, duke ndryshuar kohëzgjatjen e takimit, siç duket edhe në postimin e mëposhtëm.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular