BallinaAktualitetFoto/ Aleanca për Teatrin zbardh detajet: Kush i hoqi germat e TK-së...

Foto/ Aleanca për Teatrin zbardh detajet: Kush i hoqi germat e TK-së në orën 04.30 të mëngjesit

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka zbardhur të tjera detaje lidhur me heqjen e germave të emrit të Teatrit Kombëtar.

Përmes kësaj fotoje, aleanca thekson se kanë qenë punonjës të bashkisë së Tiranës ata që kanë hequr germat rreth orës 4.30 të mëngjesit.

“Kur drejtuam gishtin e akuzës nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si personin që kishte urdhëruar këtë akt, nuk po spekulonim. Kishim deklarime nga vetë punonjësit e turnit të tretë, që na e kishin thënë me zë: ishin punonjësit e Bashkisë Tiranë që erdhën rreth orës 4.30 të mëngjesit e hoqën germat nga fasada.

Tani është me zë e me figurë, skuthi, vemja, armiku i trashëgimisë dhe historisë së Tiranës, Erjon Veliaj!

Turp është pak të thuash për këtë njeri pa skrupuj!”, denoncon Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular