BallinaAktualitetGazetari i njohur demaskon Ramën për qëndrimin ndaj Haradinajt

Gazetari i njohur demaskon Ramën për qëndrimin ndaj Haradinajt

Ramush Haradinaj, Kryeministri i Kosovës ka deklaruar ditën e sotme se personi që i bënte më shumë presion në Samitin e Berlinit në lidhje me taksën ndaj Serbisë ishte Kryeministri i Shqipërisë Rama.

Gazetari i njohur kosovar, Enver Robelli thotë se Rama mbante shpatën për të mbrojtur këtë tezë.

“Në nëntë muajt e fundit ka pasur përpjekje të pareshtura nga presidenti i Kosovës, nga kryeministri i Shqipërisë, nga përkrahësit e tyre nga qymezi paramediatik, nga lobistët e paguar nga Serbia që ndryshimi i kufijve të Kosovës të shitet si punë e kryer. Kush kritikonte këtë aventurë, bëhej pre e shpatës që vringëllonte kryeministri i Shqipërisë, i cili mendon(te) se po i ndihmon(te) Kosovës duke u futur thellë e më thellë në batakun e përgatitur nga kryetarët e Kosovës dhe Serbisë. Samiti në Berlin – në fakt – i qortoi Hashim Thaçin dhe Edi Ramën për arsye se u bënë pjesë e një aventure politike, duke i shkaktuar dëm Kosovës dhe Shqipërisë. Dështimi i tyre i tanipërtanishëm duhet të jetë mësim për shoqëritë shqiptare, që të mos u falet besimi, as mos të tolerohen politikanët që pa kurrfarë transparence demokratike struken nëpër kafehane të qyteteve të Europës për të folur për jo më pak se ndryshimin e kufijve. Për Edi Ramën Berlini ishte një shuplakë ndoshta kthjelltësuese për të kuptuar se ndaj Kosovës nuk mund të bëjë politikë me «kosovarë privatë».”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular