BallinaEkonomiPo kursejmë më pak, bien depozitat në mars, bizneset dhe individët “zbrazin”...

Po kursejmë më pak, bien depozitat në mars, bizneset dhe individët “zbrazin” llogaritë në valutë

spot_img
spot_img

Depozitat që individët dhe bizneset kanë në sistemin bankar kanë rënë në mars, pas katër muajsh radhazi që kishin rezultuar me rritje.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, stoku i depozitave në fund të muajit mars ishte rreth 1 trilionë lekë, duke rënë me rreth 2.9 miliardë lekë (-0.3%) në raport me muajin e mëparshëm.

Tkurrja ka ardhur tërësisht si rrjedhojë e uljes së depozitave në valutë, si nga bizneset ashtu dhe nga individët, ndërsa kursimet në lekë janë rritur lehtë, të ndikuara nga individët, që në një ambient me norma të ulëta interesi, po i vendosin paratë në llogari pa afat.

Depozitat në valutë ranë me 0.6% në muajin mars, në raport me shkurtin (tkurrja më e lartë erdhi nga bizneset dhe më pak nga individët), ndërsa ato në lekë u rritën fare lehtë, me 0.08% për të njëjtën periudhë.

Në lekë, bizneset dhe individët kanë të kursyera 460.8 miliardë lekë, ose rreth 46% të totalit. Depozitat në monedhën vendase kanë rënë vazhdimisht vitet e fundit, pas rënies së normës së interesit në lekë, rrjedhojë e politikës monetare lehtësuaese të Bankës së Shqipërisë, që e ka çuar normën bazë në nivele minimale historike prej 1%, nga 5.25% në 2011-n. Përpara fillimit të lehtësimit monetar, pesha e depozitave në lekë në shtator 2011 ishte 54%, ose gati 10 pikë përqindje më shumë sesa sot. Rënien më të madhe e kanë shënuar kursimet me afat në lekë të individëve, teksa interesi vjetor që merr nga një deppozitë 12 mujore sot është më pak se 1%, pra negative nëse indeksohet me inflacionin që ëhstë rreth 2%. Nga korriku 2013, kur arritën nivelin më të lartë, depozitat me afat në lekë të individëve kanë rënë me 40%, ose me 150 miliardë lekë (rreth 1.2 miliardë euro), duke përbërë sot 23% të totalit të kursimeve në sistemin bankar, nga 41% në korrik 2013.

Që prej dhjetorit të vitit 2015, shqiptarët ndonëse si monedhë zyrtare kanë leku, preferojnë valutën për të kursyer, sidomos euron, pesha e të cilës ka arritur në 54% në mars 2019, me rritje prej 1 pikë përqindje në raport me marsin 2018, kohë kur Banka e Shqipërisë nisi strategjinë e deuroizimit.

Bankierët kanë pohua më herët në intervistat e tyre për Monitor se se plani i Bankës së Shqipërisë për uljen e përdorimit të euros në ekonomi nuk ka dhënë shumë efekt, për shkak të preferencave që kanë konsumatorët për euron, prurjet e emigrantëve si dhe fakti që diferenca e ulët mes interesave të euros dhe lekut nuk i ka nxitur kursimtarët të kthejnë kursimet në lekë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular