Thaçi: Takimi i Berlinit ishte i rëndë, samiti i radhës pas tre muajsh në Paris

3
241

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka cilësuar të rëndë takimin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor, i cili u mbajt me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emanuel Macron.

“Ka qenë një takim jashtëzakonisht i rëndë, për të gjithë ne që kemi qenë pjesëmarrës, në veçanti në ballafaqimin që delegacioni i Kosovës ka pasur me atë të Serbisë. Nuk mund të themi që ky takim don rezultat konkret. Kemi theksuar qartë se Kosovës i duhet patjetër vendimi për liberalizimin e vizave, e meritojmë, i kemi implementuar të gjitha kriteret. Nëse diçka e tillë nuk ndodhë në të ardhmen e afërt do të jetë zhgënjim për qytetarët e Kosovës. Sonte kishte paqartësi sa i përket këtij procesi, që është një zhgënjim për Kosovën”, u shpreh Thaçi në një konferencë për shtyp.

Presidenti ka theksuar se në këtë takim delegacioni ka rikonfirmuar takimin e radhës në korrik, këtë herë në Paris.

“E konfirmuam zotimin për fqinjësi të mirë. Dëgjuam më vëmendje kancelaren Merkel dhe presidentin Macron për interesimin e tyre për dialogun Kosovë-Serbi. Ishte konkludim i përbashkët i të gjithëve se ky konflikt i ngrirë mes Kosovës dhe Serbisë duhet të tejkalohet, dhe se mundësia e vetme është të ndodhë dialogu. Nuk do të ketë dialog të kushtëzuar, duhet të jetë një proces normal. Po ashtu theksuam mundësitë si të lëvizet më shpejt dhe më mirë. Kemi shtruar nevojën që shtetet e Quintit të jenë të bashkuara në këtë proces, të mos ketë dallime. Është konfirmuar që takimi i ardhshëm do të ndodh në Paris me ftesë të presidentit Macron”, tha Thaçi.

3 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] Find More Info here to that Topic: startnews.news/2019/04/30/thaci-takimi-i-berlinit-ishte-i-rende-samiti-i-radhes-pas-tre-muajsh-ne-paris/ […]

  2. … [Trackback]

    […] There you can find 96990 more Information to that Topic: startnews.news/2019/04/30/thaci-takimi-i-berlinit-ishte-i-rende-samiti-i-radhes-pas-tre-muajsh-ne-paris/ […]

Comments are closed.