BallinaSportVIDEO/ Ajax shumë pranë historisë, një hap larg finales

VIDEO/ Ajax shumë pranë historisë, një hap larg finales

Mrekullia Ajax vijon të jetë prezente edhe në gjysëmfinalen e UEFA Champions League. Holandezët zhvilluar një 90 minutësh spektakolar përballë Tottenham, duke i mundur këto të fundit me shifrat minimale 1-0 në takimin e vajtjes.

Goli i vetëm i takimit u realizua nga mesfushori i talentuar Van de Beek në minutën e 15-të të takimit. Në minutat e mbetura, dy skuadrat kishin mundësi për të realizuar, me rastin më të mirë që e kishte Ajax.

Kur po kronometrohej minuta e 79-të e takimit, Neres mori një top të bukur në zonë dhe me të majtën goditi në krahun e majtë të Lloris. Për fatin e mirë të francezit, topi u stampua në shtyllë dhe Ajax hedh kandidaturën për të qënë në finalen e madhe të 1 qershorit në “Wanda Metropolitano”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular