BallinaPolitikeEmri/Kandidati i PD për Tiranën s'pranon mandatin: Në krah të qytetarëve, jo...

Emri/Kandidati i PD për Tiranën s’pranon mandatin: Në krah të qytetarëve, jo fasadë e qeverisë ilegjitime

Ares Ypi është ishte renditur i 40 në listën e Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës për zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, ndërkohë që së fundmi i kishte mbërritur ftesa nga KQZ për të pranuar mandatin e deputetit.

Ndonëse fillimisht ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit, Ypi ka vendosur të tërhiqet nga propozimi për të hyrë në Kuvend dhe për të zëvendësuar deputetët e larguar të PD-së. Ai thekson se nuk pranon të bëhet fasadë e një Qeverie ilegjitime dhe i një Kuvendi jo funksional.

Reagimi i plotë i Ares Ypit:

Të dashur miq,

Si i ri dhe si demokrat, jam i qartë për sfidat që ka në këtë moment Shqipëria dhe për rolin që secili prej nesh duhet të luaj për të mbrojtur demokracinë dhe ëndrrën tonë për Shqipërinë si gjithë Europa. Komisioni Qendror I Zgjedhjeve më ka dërguar njoftimin për marrjen e mandatit të deputetit si kandidat në listën e Partisë Demokratike. Në një situatë normale, ky do ishte një privilegj i jashtëzakonshëm, për të përfaqësuar interesat e demokratëve dhe qytetarëve në Kuvendin e Shqipërisë.

Por, sot Kuvendi nuk përfaqëson qytetarët, nuk është i zgjedhur nga qytetarët, dhe nuk mund të shërbejë si forum për të mbrojtur interesat e qytetarëve. Gjithmonë kam vlerësuar se vendimi i Partisë Demokratike për djegien e mandateve, ishte vendimi më i drejtë që ka marrë Partia që nga dita e themelimit. Ne demokratët, nuk mund të jemi fasadë në Kuvend, të një Qeverie ilegjitime dhe të një Kuvendi jo funksional, të dalë nga zgjedhje të blera dhe diktuara nga paratë e krimit.

Me qartësinë e një të riu dhe me vullnetin tim të plotë, sot kam dorëzuar në KQZ, refuzimin për të marrë mandatin e deputetit dhe kam vendosur të jem krah qytetarëve në betejën e tyre historike për Shqipërinë si gjithë Europa.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular