BallinaOP EDVotimi im i parë në kutinë e drurit dhe pse i duhet...

Votimi im i parë në kutinë e drurit dhe pse i duhet thënë ndal zgjedhjeve fallso!

Nga Gezim Luca

Ne moshen 19 vjecare kam votuar per here te pare. Sinqerisht qe edhe sot nuk e di se cfare shkruhej ne letren qe hodha ne kutine e drurit. Votimet mbaruan ne oren 7 e 10 min dhe filluan raportimet se ne ILP ne Shkoder u votua 100%.
Pas afro 30 vitesh na propozohet qe te shkojme prape ne votime. O zot! A degjon, a shikon! Te qofshim fale. As me shkonte ndermend tani ne 2019. Kur ne vitin 1990 dridherohesha me britmat e popullit shqiptar: – “ E duam Shqiperine si gjithe Europa”. Po tani ku jemi, çbejme, ku jemi?
Edhe perse kaluan kaq vite prape degjohen te njejtat thirrje. Çka ndodhur ne kete vend?
Çeshte ky popull?
Çeshte kjo klase politike?
Vendi i mrekullive natyrore; i maleve e fushave, i detit dhe diellit. Me histori dhe mite, trashegimi historike e kulturore te pafundeme, me bukuri njerzore si askund, me burime minerare te medhe dhe nafta e gazi qe dalin vete, me burime ujore si kristal dhe pyje te pafund. Me infrastrukture bashekekohore dhe me gjasa do te behej me mire.
Populli shqiptare nder me te vjetrit ne Europe, me gjuhe e zakone te lakmueshme, me rritje demografike te kenaqeshme, popull punetor dhe liridashes, arsimdashes dhe I zgjuar. Nuk ka duruar kurre roberine duke luftuar dhe ka dhene deshmor e heronj per liri e koheve te fundit edhe per demokraci.
Ne vitet 90 klasa politike qe vinte nga diktatura me protesta dhe duke paguar edhe cmimin e jetes vendosen pluralizmin ne Shqiperi. Zgjedhjet e vitit 1992 sollen e ardhjen e demokracise, ku ne parlament kishte parti te shumta parlamentare te djathta e te majta. Revolucioni I vitit 1997 nga ana e socialisteve qe moren pushtetin e lekundur te demokrateve me force, vrasja e heroit te demokracise A. Hajdarit ne 1998 ku demokratet moren perkohesisht pushtetin me force, jane damkat e kesaj klase politike qe kane çuar ne zgrip luften civile ne vendin tone. Besoj se ndaje te njejtin mendim me shume nga ju per ta quajtur keto dy momente si deshtim te klases politike. Detyra paresore e politikes eshte te ruaj keto ekujlibra thellesisht te brishte.
Pas 30 vitesh na kerkohet perseri te shkojme ne votime, kjo pas zgjedhjeve te 2005 dhe 2013 ku pati rotacion pushteti dhe ne dy rastet I pakontestuar. Makuteria per pushtet pafund I mazhorances se sotme, ku nuk u mjaftua me voten qe do te merrte nga qytetaret, por vodhi, bleu ne te gjitha format vullnetin e lire te popullit te tij. Bashkepunoi me kriminele e oligarke, me funderrina e kaçak, me servile e injorante dhe sot jemi perpara neodiktatures se viteve 90. Tani si atehere thirren ne skene heronj e deshmore demokracie. O zot! Perse Rama nuk sheh? Nuk degjon? Refuzon te kuptoje?
Nese duhet, nese na kerkohet per te ardhmen e femijeve tane, perse jo. Jam I gatshem per demokraci, per lirine e fituar me kaq mund, djerse e gjak. Thenia lapidare e SB: Nuk jam trim, por nuk kam frike.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular