BallinaEkonomiFibank emeton me sukses obligacionin me vlerë 2 milione Euro

Fibank emeton me sukses obligacionin me vlerë 2 milione Euro

Rreth një muaj më parë Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare miratoi prospektin e paraqitur nga Fibank, në të cilin përcaktohej emetimi i obligacioneve me afat 7-vjeçar, në monedhën Euro, me normë interesi fikse prej 4.5% ne vit.

“Fibank është banka e dytë në Shqipëri, e cila emeton obligacionet e saj. Në këtë mënyrë ajo ruan rolin e saj pionier në tregun financiar shqiptar dhe vijon të kontribuojë në zhvillimin e tregut të kapitaleve në vend. Iniciativat e saj në këtë drejtim janë të dukshme dhe në rritje. Jo rastësisht Fibank prej vitesh ka qenë e vetmja bankë depozitare për Fondet e Pensioneve dhe Investimeve” – thote Elma Lloja, Drejtore Ekzekutive në Fibank.

Në të njëjtin kuadër është edhe iniciativa e fundit për të qene një prej 5 bankave Market Maker, të cilat iu përgjigjen pozitivisht projektit të rëndësishëm të Ministrisë së Financave dhe Bankës Botërore për emetimin e obligacioneve reference (benchmark) duke ndikuar në këtë mënyrë në krijimin e kurbës së yield-eve të letrave me vlerë të qeverisë. Në bazë të ligjit, emetimi i obligacioneve me ofertë private, kufizohet në pjesëmarrjen e jo më shumë se 100 investitorëve në blerjen e tij. Kërkesa e lartë, e cila shoqëroi emetimin e tyre nga Fibank dëshmoi për një besim në rritje të investitorëve shqiptarë ndaj bankës emetuese, por edhe ndaj ndryshimeve që po pëson tregu i kapitaleve në vend. Së fundmi, veç bankave, vëmendje ndaj këtyre instrumentave kanë treguar edhe institucione të tjera financiare jo-banka.

Emetimi i këtyre lloj instrumentave zgjeron alternativat e investimit që ofrohen aktualisht në tregun shqiptar. Aktualisht monedha Euro mund të investohet në depozita kursimi me norma shumë afër zeros, në obligacione qeveritare ose në fonde të investimeve. Nga këndvështrimi i investitorëve, shtimi i kësaj alternative të re investimi, ofron një shkallë më të lartë diversifikimi të risqeve, duke optimizuar njëkohësisht përfitueshmërinë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular