Samiti i Berlinit i dha fund njëherë e mirë projektit të frikshëm të ndarjes së Kosovës.
Ish-Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, i cili ishte kundërshtari më i fortë i kësaj ideje, që në momentin kur ajo doli, ka publikuar një foto nga Samiti i Berlinit.
“Padroni dhe argati duke paraqitur projektin e Serbisë së Madhe dhe copëtimit të Kosovës!, shkruan z. Berisha
Në foto shihet qartë Presidenti serb Vuçiç dhe homologu kosovar Thaçi të cilët po i shpjegonin kancelares gjermane Merkel planin e tyre “të madh” të shkëmbimit të territoreve, përndryshe ndarjes së Kosovës dhe krijimit të Serbisë së Madhe.
Nuk mund të mos mungonte në këtë moment, edhe Edi Rama, mbështetës i fortë i këtij projekti.
Për fat të mirë të shqiptarëve dhe rajonit, “Plan i madh” i shkëmbimit territorial “vdiq” në Berlin.