BallinaKronikeVrasja e dy kushërinjve që tronditi Laçin, rrëfehet autori: Çfarë ndodhi para...

Vrasja e dy kushërinjve që tronditi Laçin, rrëfehet autori: Çfarë ndodhi para ekzekutimit, ata na…

“S’desha t’i vrisja, por na goditën me sende të forta”; Markel Bushi shpërthen në lot para Gjykatës. Autori kryesor i vrasjes së dyfishtë, të ndodhur në Laç një javë më parë, ka pranuar autorësinë e krimit.

24-vjeçari, i cili edhe para kësaj ngjarjeje ishte në kërkim nga Policia pasi rezulton i dënuar, ka deklaruar se kanë qenë kushërinjtë Kelvin dhe Erjon Jushi, ata që i kanë sulmuar të parë pas debatit të nisur në një lokal në qendër të qytetit, vetëm pak metra larg Komisariatit të Policisë.

SEANCA

Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg tre autorët e dyshuar për vrasjen e kushërinjve Kelvin dhe Erjon Jushi, ngjarje e ndodhur në 29 prill. Seanca gjyqësore në ngarkim të Markel, Manuel dhe Vinçesk Bushit u zhvillua me dyer të mbyllura dhe nën masa të forta sigurie.

Sipas burimeve, Markel Bushi mësohet se është shprehur i penduar për ngjarjen e ndodhur, madje ka shpërthyer në lot para togave të zeza. |Jam penduar për atë çfarë kam bërë, nuk kam dashur që t’i vras, por gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër”, mësohet të ketë thënë 24-vjeçari.

Ndërkohë, kushëriri i tij, Vinçesk Bushi, është shprehur se ngjarja ka agravuar deri në përdorimin e armëve, pasi Kelvin dhe Erjon Jushi i kanë goditur me sende të forta. Ndërsa Manuel Bushi, që dyshohet se ka qenë dhe shkaktari i nisjes së sherrit, nuk ka preferuar të flasë para Gjykatës. Pasi dëgjoi argumentet e organit të akuzës dhe avokatëve mbrojtës në lidhje me ngjarjen, gjyqtari Ded Miri vendosi t’i lërë në burg pa afat tre autorët e dyshuar të vrasjes së dyfishtë, pavarësisht se avokati mbrojtës i Vinçesk dhe Manuel Bushit kërkoi masë më të butë ndaj klientëve të tij. Ai e argu mentoi me faktin se ata nuk kanë qëlluar me armë zjarri, duke ia lënë autorësinë Markel Bushit.

Gjithashtu, avokati deklaroi se vëllai i vogël i autorit ka dhe probleme shëndetësore, pasi vuan nga epilepsia. Por, këto argumente u hodhën poshtë nga Gjykata, e cila vendosi t’i lërë në burg dy të rinjtë, akuza e të cilëve është e njëjtë me atë të Markel Bushit, “Vrasje e kryer në bashkëpunim”. Ndërkohë, gëzhojat e gjetu ra në vendin e ngjarjes janë dërguar për ekspertizë balistike si dhe pritet rezultati i analizave të gjurmëve të barutit në duart e tre të akuzuarve për të mësuar se cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të kushërinjve Jushi. NGUJIMI Frika për ndonjë hakmarrje të mundshme ka bërë që familjarët e tre autorëve të dyshuar të ngujohen. Bëhet fjalë për familjet e dy vëllezërve Luigj dhe Gjon Bushi, por dhe kushërinjve të tyre të afërt.

Mes familjeve Bushi dhe Jushi akoma nuk është futur ndonjë pajtues apo siç mund të quhet ndryshe njeriu që bën bisedimet për kushtet e një situate, ku familjet ndodhen në hasmëri me njëra-tjetrën. Një debat i nisur për publikimin e fotove në rrjetet sociale dyshohet se është bërë shkak për nisjen e sherrit që përfundoi me dy viktima. Tre autorët e dyshuar të ngjarjes ishin të njohur me njëri-tjetrin dhe mes tyre ka nisur fillimisht me shaka një debat për foton që ishfutbollisti, Kelvin Jushi, publikonte në profilin e tij në rrjetet sociale.

Debati mes dy grupeve është acaruar, duke bërë që të dalin jashtë për t’u sqaruar. Por, situata është përshkallëzuar më tej, duke bërë që palët të përleshen fizikisht. Më tej, një prej vëllezërve Bushi ka nxjerrë një armë tip pistoletë. Dy të rinjtë, Kelvin dhe Erion Jushi, pasi kanë parë armën, kanë tentuar që të largohen, por janë ndjekur nga pas nga 24-vjeçari, i cili i ka qëlluar në hyrjen e një pallati. Nga ana tjetër, ka dyshime se pas sherrit mund të fshihet edhe ndonjë arsye tjetër, që askush nga palët nuk e deklaron. Sipas disa dëshmive, shkak mund të jenë bërë ngacmimet e 23-vjeçarit Manuel Bushi ndaj motrës së Kelvin Jushit. PANORAMA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular