BallinaAktualitetEmri/Del kandidati i LDE për Tiranën: Fton Astrit Patozin dhe Bindjen Demokratike...

Emri/Del kandidati i LDE për Tiranën: Fton Astrit Patozin dhe Bindjen Demokratike për mbështetje

Arian Galdini, kryetari i partisë për Liri, Demokraci dhe Etikë (LDE) ka vendosur të kandidojë për kryetar bashkie të Tiranës në zgjedhjet lokale të 30 qershorit – nëse do të organizohen. Më këtë rast, Galdini sfidon edhe koordinatorin e partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi që ta mbështesë, referuar një deklaratë të tij disa ditë më parë ku u shpreh se BD do të përkrahë çdo kandidat të pavarur kundër mazhorancës.

“Ftoj të gjitha ato parti politike dhe Koalicione Opozitare të djathta pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale, që ende nuk kanë kandidat për Bashkinë e Tiranës, të më mbështesin mua në sfidën time për tu përballur me Lal Çerin si Kandidati Opozitar i Djathtë për Kryetar Bashkie në Tiranë. Ndërkohë ne si LDE po punojmë fort për mbledhjen e firmave. Por janë jashtëzakonisht shumë firma dhe kemi shumë pak ditë në dispozicion.

Jam e jemi të hapur për bashkëpunim me këdo që do të konkurojë me një platformë opozitare të djathtë përballë Lal Çerit. Gjithçka dua është lehtësimi dhe bashkimi i të djathtëve në këtë betejë e sfidë për tua rikthyer Tiranën qytetarëve të saj. I bëj thirrje Bindjes Demokratike dhe Koalicionit “Shpresa për Ndryshim”, që të më mbështesin si Kandiatin Opozitar të Djathtë për Kryetar Bashkie në Tiranë. Jam i hapur për bashkëpunim që ta kemi mundësinë e kësaj gare në Tiranë”, deklaron Galdini në një postim në ‘Facebook’.

Partia Socialiste ka konfirmuar Erion Veliajn si kandidat për një mandat të dytë, ndërkohë që opozita nuk pranon të marrë pjesë në zgjedhje pa largimin e Edi Ramës si kryeministër, që e cilëson si rrezik për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular