BallinaKronikeFoto/ Çoi fëmijën në shkollë me eksploziv në makinë, si shpëtoi mirditori

Foto/ Çoi fëmijën në shkollë me eksploziv në makinë, si shpëtoi mirditori

spot_img
spot_img

Një ngjarje e cila mund të kishte fund tragjik është shmangur mëngjesin e ditës së sotme në Rrëshen.

Në makinën e cila është në pronësi të Armando Gjinit, ishte vendosur një sasi eksplozivi.

Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në sedilje brenda makinës. Gjini rrëfen se ai e kishte parkuar makinën poshtë pallatit.

Po ashtu, ai e ka përdorur makinën për të dërguar fëmijë në shkollë pasi ishte shi, por pa e ditur se automjeti i tij kishte eksploziv dhe që mund të shpërthente nga momenti në moment.

Armando Gjini është shprehur se sasinë e eksplozivit  ka mundur ta diktojë pakon me lëndën plasëse të llojit eksploziv, por me shumë vonesë, vetëm pasi dërgoi fëmijët në shkollë dhe po rikthehej për në banesë. Ai ka deklaruar para grupit hetimor se e diktoi pakon e çuditshme, pasi po e shqetësonte diçka në shpinë.

Pas mbërritjes së forcave xheniere, sasia e eksplozivit ka shpërthyer sapo është prekur. Ndërsa, nga shpërthimi i fuqishëm, makina është shkatërruar totalisht.

Ndërkohë, Armando Gjini ka deklaruar se nuk ka konflikte me asnjë person dhe nuk e ka idenë se kush mund ta ketë vendosur eksplozivin.

Lidhur me ngjarjen policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të pallatit, për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë

Me datë 06.05.2019, në Rreshen ,Mirditë në një mjet të parkuar,në përdorim të shtetasit A.Gj.,48 vjeç,banues në Mirditë, është konstatuar një sasi lënde e dyshuar eksplozive.

Menjëherë janë njoftuar Specialistët e Njësisë Anti Eksploziv, ku kanë bërë të mundur asgjesimin e saj

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular