BallinaKryesoreTakimi i sikletshëm i Ruçit dhe Ballës në Austri

Takimi i sikletshëm i Ruçit dhe Ballës në Austri

Kreu i grupit të partisë Sebastian Kurtz i kujton Ruçit e Ballës drogën, baronët e krimit dhe azilkërkuesit

Kryetari I grupit të partive popullore të Kancelarit të Austrisë, Reinhold Lopatka ka patur një takim me kryetarin e parlametit të Shqipërisë Gramoz Ruci  dhe kryetarin e grupit parlamentar të PS Taulant Balla. Në një njoftim të shpërndarë sot nga zyra e shtypit të Kuvenit, takimi Rucit dhe i Ballës me zyrtarët e lartë të Parlamentit të Austrisë është shitur si një aktivitet i suksesshëm dhe si garanci se Austria do të lobojë pro celjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Madje në takimin që Gramoz Ruci dhe Taulant Balla ka patur me kreun e grupit parlamentar të Partisë Popullore të kancelarit Kurtz, Reinhold Lopatka është raportuar se ky i  fundit është shprehur vetëm kaq: “Lopatka- Ruçit: Austria, urë për të bashkuar BE me Ballkanin Perëndimor. Lopatka-Ruçit: Të gjitha grupet parlamentare pro negociatave me Shqipërinë”.

Edhe njëherë është zbuluar pak orë pas gënjeshtrës së rradhës se e vërteta e këtyre takimeve e sidomos ajo mes kreun e grupit të PP së kancelarit Kurtz ka qenë një “siklet” i vërtetë për Gramoz Rucin dhe Taulant Ballën. Sic mund të shikohet edhe ne postimin e bërë nga vetë zoti Reinhold Lopatka, ky i fundit ka rreshtuar një seri sfidash që e presin Shqipërinë pëpara se të celë negociatat. “Shkëmbim pikëpamjesh me Kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë Gramoz Ruci. Raportet ndërmjet dy vendeve janë shumë mira.

Por gjithësesi, Shqipëria përballet me sfida të mëdha si trafiku i drogës, krimi, korrupsioni dhe papunësia e madhe tek të rinjtë”. Sic mund të shikohet qartë edhe në këtë postim të deputetit austriak Reinhold Lopatka, ndryshe nga sa raportohet në Tiranë në asnjë fjalë nuk flitet për mundësinë e celjes së negociatave për Shqipërinë, por vetëm për damkat e këqija që Shqipëria ka përfituar gjatë 6 viteve të qeverisjes së Edi Ramës bashkë me Gramoz Rucin e Taulant Ballën. Për këtë të fundit qartazi takimi ka qenë edhe më i sikletshëm, për aq kohë se deputeti i partisë së Kancelarit Kurtz nuk ka folur me emra të përvecëm si fjala vjen, Edmond Bego.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular