BallinaKryesoreHaradinaj pret krerët aleatët e Bashës: Bashkërendimi i qëndrimeve, në interes të...

Haradinaj pret krerët aleatët e Bashës: Bashkërendimi i qëndrimeve, në interes të dy shteteve

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka njoftuar sot se ka prirut në takim, kryetarët e partive të vogla opozitare të Shqipërisë. Në një shënim në fb, Haradinaj është shprehur që ranë dakord se “bashkërendimi i qëndrimeve është në interes të dy shteteve dhe qytetarëve tanë.”

Haradinaj shkruan: “Bashkëpunimi ndërmjet partive politike të Kosovës me ato të Shqipërisë në të gjitha etapat e shtet ndërtimit ka qenë i frytshëm dhe në këtë aspekt, dialogu midis tyre vazhdon të jetë i hapur.

Në kontekst të këtij dialogu, prita sot në takim Kryetarët e partive opozitare Fatmir Mediun, Agron Duka, Nard Ndoka dhe Vangjel Dule me të cilët u dakorduam se bashkërendimi i qëndrimeve është në interes të dy shteteve dhe qytetarëve tanë.

Është gjithmonë kënaqësi të bisedojmë për tema të interesit të përbashkët, në të mirë të zhvillimit tonë të brendshëm dhe rrugës tonë euro-atlantike.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular