BallinaAktualitetMesazhi për ish-deputetin: Në listën e partisë e Patozit edhe djali im,...

Mesazhi për ish-deputetin: Në listën e partisë e Patozit edhe djali im, por ai është në plazh në Kaliforni

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi ka publikuar mesazhin që i ka mbërritur nga një miku i tij dhe që tregon si ka zbuluar emrin e djalit në listën e firmëtarëve të ‘Bindjes Demokratike’. Ai thekson se djali i tij ndodhet në Kaliforni të SHBA-së dhe se nuk ka firmosur për ‘BD’. Ndërkohë, ish-deputeti Gjunkshi e konsideron partinë e Astrit Patozit të ngritur në themele prej rëre.

Reagimi i plotë i Xhemal Gjunkshit:

Themelet prej rere te “Partise” Bindjes Demokratike.

Ja cfare me shkruan nje miku im.

Bindja Demokratike u krijua duke patur ne themelet e saj prej rere firma te fallsifikuara. Cudite e kesaj partie famtazme nuk imagjinohen dot. Rasti me flagrant qe me ka lene pa fjale eshte se ne listat e nismetareve te krijimit te BD-se ishe dhe emri I djalit tim, Ardit Zhuka, i cili eshte edhe me shtetesi amerikane dhe jeton ne Carlsband, Carlifoni. I tregoj djalit per kete I cili nuk e kuptonte se cfare I thoja dhe si pergjigje me dergoi nje foto duke bere plazh.

Gjykoni se cfare fallsifikatoresh jane keto qe e nisin veprimtarine politike mbi bazen e mashtrimit.

Cfare opozite mundet te jete kjo?

Kujt i sherben detyrimi i krijimit te kesaj partie?

A mundet te quhet opozite kjo parti?

I bejme apel gjykates qe te zbatoje ligjin dhe asgje me teper.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular