BallinaAktualitetTabelat e rrugëve në gjuhën greke, Rama: U hoqën sepse ishin vendosur...

Tabelat e rrugëve në gjuhën greke, Rama: U hoqën sepse ishin vendosur gabim, nesër i rikthejmë të korrigjuara

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur gabim teknik vendosjen e tabelave greqisht në rrugët e Bashkisë Finiq në jug të vendit. Sipas tij tabelat që u hoqën sot do të rivendosen sërish. Ai nuk përcaktoi se cili ishte konkretisht gabimi teknik.

Duke folur në “Javën e Europës”, Rama sqaroi se tabelat u hoqën për shkak se ishin vendosur jashtë parametrave teknike, ndërsa theksoi se rivendosja e tyre do të fillojë nga dita e nesërme.

“Tabelat u hoqën sepse ishin vendosur jashtë parametrave teknike. Po nuk u hoqën për të mos u vënë më, nesër do fillojnë të vendosen dhe deri të premten do jenë vendosur të gjitha mbi bazën e kritereve teknike, kaq e thjeshtë është.

Të gjithë ata që bëjnë patriotin, duke vënë kujën se pse në një zonë ku jeton minoriteti ka tabela ku shkruhet edhe greqisht, u them se ne jemi një vend europian. Kurrë nuk do të arrijnë dot të kthejnë mbrapsht rrugën e një tradite që është e shënuar që në Kanunin tonë dhe sot është mishëruar në Kushtetutën tonë“, tha Rama.

Ajo ç’ka u verejt në këto tabela dhe shkaktoi zemerim të madh ishte fakti se: Emertesa e parë ishte në Greqisht ndërsa gjuhë e dytë Shqipja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular