BallinaAktualitetVdekja e efektives së FA/Kryeministri letonez: Një ditë e trishtuar, shërim të...

Vdekja e efektives së FA/Kryeministri letonez: Një ditë e trishtuar, shërim të shpejt ushtarakëve

Kryeministri letonez Krisjanis Karins shpreh ngushëllimet për humbjen e ushtarakes shqiptare, Zarife Hasanaj, ngjarje e ndodhur mëngjesin e sotëm. Me anë të një postimi në twitter, kreu i qeverisë letoneze shprehet se, kjo është një ditë e trishtuar, ndërsa uron shërim të shpejtë për dy të lënduarit.

“Një ditë e trishtuar për të gjithë ne për shkak të aksidentit tragjik në bazën ushtarake Adazi. Ngushëllimet e mia për familjen e një anëtari të Forcave të Armatosura Shqiptare, që humbi jetën. Uroj një shërim të shpejtë të ushtarëve të tjerë të lënduar. Letonia është mirënjohëse për Shqipërinë për kontributin e saj në misionin NATO” shkruan Karins.

Nëntetarja Zarife Hasanaj, pjesë e kontigjentit të FA në misionin e NATO-s në Letoni,  humbi jetën për shkak të shpërthimit të një mine, teksa ishte duke e çmontuar atë.

Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur edhe dy ushtarakë të tjerë shqiptarë, major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular