BallinaKronike“Kam lidhje me politikanë”, prangohet ne Shkodër mashtruesi nga Librazhdi

“Kam lidhje me politikanë”, prangohet ne Shkodër mashtruesi nga Librazhdi

“Ujku qimen e ndërron, por zakonin nuk harron”. I tillë është dhe rasti i 49-vjeçarit Bekim Alla, banor i fshatit Zgoshtë të Librazhdit. Ai është arrestuar nga policia e Shkodrës, në operacionin e koduar “Premtimi”

Sipas policisë, pas një hetimi disa mujor rezulton se Bekim Alla në muajin janar të 2018 i ka marrë një gruaje 6 mijë euro, duke e mashtruar se do të merrte provimin e licencës së mësuesisë.

Po ashtu disa ditë më pas i ka marrë dhe 4 mijë euro të tjera për të marrë një të drejtë studimi jashtë shtetit për djalin e saj.

Nga hetimet, ka rezultuar se ai ka ndikuar duke shkelur ligjin tek dy punonjës të fushën e arsimit, të cilët janë proceduar në gjendje të lirë. 49-vjeçari theksonte se kishte lidhje me politikë dhe akses në zyrat e shtetit. Bekim Alla nuk është një emër i panjohur për drejtësinë.

Në vitin 2015 ai është arrestuar nga policia, po për mashtrim. Në atë kohë nga hetimet rezultoi se kishte mashtruar disa njerëz, duke i punësuar pa i paguar.

Bekim Alla u paraqitej viktimave të tij si administrator i një firme elektrike fiktive dhe punësonte shtetas të ndryshëm në qytetin e Elbasanit, pa i paguar ata

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular