BallinaAktualitetLulzim Basha nga Devolli: 3 shtyllat për bujqësine, 100 milionë euro për...

Lulzim Basha nga Devolli: 3 shtyllat për bujqësine, 100 milionë euro për 360 mijë familje fermere

Lulzim Basha:3 shtyllat për bujqësi: programi për subvencionet. Patjetër që do të ketë. NUk mund të jemi kundër subvencioneve, por kundër abuzimeve me subvencionet.

Fjala e Bashes ne Devoll

Ne do të kemi një skemë vjetore prej 100 mln euro subvencione për fermerët. Ekspertët më të mirë po ndërtojnë skemën se si do ndahen suvenv. Kriteret kryesore janë sipërfaqja e tokës që kultivohet dhe numri i krerëve që do mbarështohen. Kriteri tjetër do të jetë sasia e produktit dhe do të ketë një shkallare për të nderuar si prioritar produktin shqiptar. Subvencionet do të jenë shtylla e parë në mbështetje të fermerëve, 100 mln euro për 360 mijë familje fermere.
Shtylla e dytë është mbështetja për infrastrukturën. 50 mln euro në vit për infrastrukturën bujqësore, rrugët e fshatrave, aksesi nëpër ara, shtrirja e linjës elektrike për rrjetet ujitëse, këtu hyn edhe subvencionimi i infrastrukturës ruajtëse dhe përpunuese, si depot, magazinat, etj. Imagjinoni sa mjerim më vjen në shpirt kur ju i kërkoni kryetarit të bashkisë një pikë për të hedhur produktet tuaja, pra një varrezë për prodhimet tuaja. Kurrë s’do ta pranoj këtë realitet.
Të ndalet konkurrenca e pandershme nga prodhimet e subvencionuara është kolona jonë e tretë. Trau për këtë konkurrencë të pandershme. Fermerët shqiptarë janë të parët për Partinë Demokratike. Pra, në fillim do të shitet molla e Devollit, pastaj do t’u vijë radha të tjerëve.

Basha: Që të marrë fund korrupsioni me subvencionet duhet të marrin fund monopolet

Fundi i monopoleve në bujqësi do të mundësojë që ju tu vijnë produkte me cilësi të lartë. Tjetër masë që do ju ndikojë pozitivisht është ulja e çmimit të energjisë. A e dini se energjia në kaskadë kushton vetëm 0,9 lekë. Duke e rritur çmimin deri në 1300 përqind është një skemë e madhe korruptive. Ulja e çmimit do të sjellë përfitime. Do të rikthejmë fashën e 200 kilovatëve për familjarët por do ulim edhe çmimin për bizneset që prodhojnë. Me prodhimet tuaja ju do i bëni një shërbim të madh vendit, pasi do përfitojnë edhe konsumatorët e qytetit.
Padyshim, e ashtuquajtura reformë e pensioneve ka bërë dy gjëra: rritur kontributin e fermerëve, duke e bërë të papërballueshëm dhe ka rritur mundësinë që skema të bëhet e pamenagjueshme. Kur e kupton se e ke bërë gabim, duhet ta ndalësh, të kërkosh ndjesë dhe pastaj ta përmirësosh. Këta s’janë as tek pika e parë. Do t’i japim fund kësaj skeme që po e falimenton krejt piramidën e pensioneve. Pensioni në fshat s’mjafton as për ilaçet, pra as për të paguar faturën e energjisë.
Jemi sot këtu që me 11 maj e deri me 30 qershor të mos lejojmë EdI Ramën të asgjësojë demokracinë. Demokracia s’është dëshirë, është raport i ndërsjellë: ti më beson programin tim, unë marr përsipër për të qeverisur dhe realizuar premtimet. Kush nuk mban fjalën, largohet me votë. Është çështje lirie dhe demokracie. Liria është aty ku qeveria ka frikë popullin, tirania është aty ku populli ka frikë qeverinë. Nëse s’çlirojmë votën, do jemi në fazën ku do i nënshtrohemi qeverisë së kriminelëve. Kriminelët kërkojnë edhe bashkëpunimin tim, po a ka njeri që do më thotë se unë jam ulur me ndonjërin prej tyre? Përkundrazi, unë kam miratuar ligjin e dekriminalizimit, ligjin më të ashpër të mundshëm. Është jetike kjo betejë, sepse politikani që e lidh fatin me krimin nuk mund t’u shërbejë kurrë ju. Duhet ta këpusim këtë nyje gordiane. Prandaj e kemi nisur këtë betejë me 16 shkurt.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular