BallinaAktualitetRama i mbështetur dhe nga Mogherini: S'ka diskutim, zgjedhjet do të mbahen...

Rama i mbështetur dhe nga Mogherini: S’ka diskutim, zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor!

spot_img
spot_img

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në një dalje publike me përfaqësuesen e lartë të BE Federica Mogherini eshte tejet i vendosur ne te tijen ku deklaroi se nuk ka asnjë diskutim se zgjedhjet do të mbahen më datë 30 qershor 2019.
“Nuk ka asnjë lloj diskutimi se zgjedhjet do të mbahen më datë 30 qershor. Kjo gjë nuk mund të vihet në diskutim nga askush. Është e sigurt që në këtë datë ka zgjedhje dhe qytetarët do të votojnë.
Atë ditë do të kemi edhe zgjedhjen e 61 kryebashkiakëve të Shqipërisë. Se kush merr pjesë në zgjedhje e kush jo, këtë nuk e di. Gjithsecili është i lirë të hyjë ose jo në zgjedhje. Di që zgjedhjet janë legjitime dhe në të mund të marrë pjesë çdo parti politike legjitime. Më 30 qershor pra ka zgjedhje, kaq është e sigurt”, deklaroi Rama.
BE Federica Mogherini iu ka kërkuar palëve politike të jenë të bashkuara për të marrë vendimin pozitiv për çeljen e negociatave dhe t’i lënë mënjanë ndasitë. Madje Mogherini theksoi se qytetarët nuk duhet të privohen nga zgjedhjet vendore, duke iu referuar atyre të 30 qershorit.
“Për mua kënaqësi që jam kthyer në Tiranë, kënaqësi që takohemi pas Berlinit. para një viti kam qenë në vizitën e fundit. Mbaj mend dhe emocionet për të sjellë lajmin e mirë të rekomandimit pozitiv që kishte miratuar KE. Pikërisht në këtë sallë ju përgëzova ju si kryeministër por dhe të gjitha institucionet.
Ju keni arritur ta konsolidoni këtë ecuri dhe vazhdoni të tregoni rezultate konkrete të reformave. Dëshiroj t’ju përgëzoj për punën që keni bërë për 3 zhvillime kryesore. Ju po kaloni tashmë një proces të qenësishëm të reformës në drejtësi. Transformimi jo vetëm për të kënaqur institucionet e BE-së por pritshmëritë e qytetarëve.
Ajo që është arritur me reformën në drejtësi mbetet e paprecedentë jo vetëm në këtë rajon. Ju keni arritur që të keni një reformë në sistemin e drejtësisë që do të ishte shembull dhe për disa shtete anëtare të BE-së në një proces që nuk ka qenë i lehtë. Vettingu ka sjellë rezultate të prekshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular