Brenda 4 viteve të para, pensioni minimal do të jetë 250 mijë lekë të vjetra në muaj. Do ta ndalim eksodin e mjekëve dhe infermierëve, përmes ngritjes së rrogave në 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët. Kjo rritje do jetë edhe një tregues indeksimi për të gjitha shërbimet e tjera në Shqipëri. Do ndalim krizën e arsimit të lartë me dyfishimin e buxhetit. Buxheti do subvencionojë në masën 100 % tarifat e bachelor dhe master për të gjithë ata studentë që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë, dhe 50 % për pjesën tjetër. Do ti japim fund emigracionit të të rinjve. Inxhinierët tanë të teknologjisë dhe elektronikës nuk do të shkojnë në punë të zeza në rrugët e Evropës, por do punojnë këtu sepse me sistemin e taksës së sheshtë 9 % do thithë investime të huaja direkte duke nisur me ekonominë gjermane.