BallinaAktualitetBasha nga Gjirokastra/Mesazhi nga Europa për Ramën: S'ka negociata pa dënuar politikanët...

Basha nga Gjirokastra/Mesazhi nga Europa për Ramën: S’ka negociata pa dënuar politikanët që vodhën votat

Kreu i PD nga Gjirokastra ku ndodhet ne nje takim tha se 30 vite pas lëvizjes studentore, skena në thërret sërish në kauzën “E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Me tej Basha shtoi se: “Mesazhi nga Europa për Ramën: Nuk ka negociata pa dënuar politikanët që vodhën votat në 2017-ën. Kjo është e vërteta, jo pallavrat e propagandës së Ramës. Evropa është armiku numër 1 i autokratëve të lidhur me krimin”.

Pjese nga fjala e Lulzim Bashes

30 vite pas lëvizjes studentore, skena në thërret sërish në kauzën “E duam Shqipërinë si gjithë Europa

” Sot është 9 maj, dita e Evropës dhe sot nga Gjirokastra kjo energji e jashtëzakonëshme, ngjitëse, frymëzuese për kauzën tonë të madhe i thotë cdo shqiptari, pavarësisht prej bindjeve politike, moshës, krahinës, fesë, se ky komb është i bashkuar dhe i vendosur për Shqipërinë si e gjithë Evropa. Me këtë ëndërr nisi kryengritja studentore 30 vite më parë, me këtë amanet u themelua PD. 30 vite tranzicion kanë qenë një udhëtim plot sakrifica drejt Evropës. Edhe ju Gjirokastritët keni qenë dëshmitarë të emigracionit drejt Greqisë. Kush s’e di se emigracionin dhjetëra të rinj e paguan edhe me jetë. Kush nuk e di rrugëtimin tonë plot sakrifica që është shkruar në memorien e nënave dhe baballarëve të Shqiëprisë, e në veçanti të Gjirokastrës. 30 vite për të shkuar në Evropë, por edhe hapa për ta sjellë Evropën këtu. Nuk është rastësi se këto hapa janë marrë nga demokratët shqiptarë, nga PD, që nga anëtarësimi në KE, nënshtkrtimi i MSA, marrja e ftesës për në NATO, anëtarësimi në NATO, heqja e vizave dhe marrja e statusit për vendin kandidat. Sot edhe njëherë po na thërret në skenë, në skenën e vendimit të madh politik, po na thërret vokacioni perëndimor, ndaj thirrja ime e parë ndaj aktivistëve tanë dhe ndaj qytetarëve tanë, shqiptarë e minoritarë: bashkohuni me 11 maj për Shqipërinë si e gjithë Evropa.

Basha: Mesazhi nga Europa për Ramën: Nuk ka negociata pa dënuar politikanët që vodhën votat në 2017-ën. Kjo është e vërteta, jo pallavrat e propagandës së Ramës

Nuk është thjesht beteja për rotacionin politik, sepse ai është i pashmangshëm, por është beteja për të drejtat dhe vlerat evropiane, duke nisur me votën e lirë. Nuk ka Europë për vendet që skanë votën e lirë dhe që qeverisen nga krimi. Nuk ka Europë në një vend që nuk respekton kriteret minimale të shtetit të së drejtës. S’ka Europë në një vend ku qeveria është bërë njësh me krimin dhe u ka dhënë oligarkëve të gjithë buxhetin e shtetit, tenderat dhe gjithçka.
Sot në këtë ditë të Europës mesazhet kanë ardhur të qarta për qeverinë e paligjshme të Edi Ramës. Mesazhi se pa u dënuar politikanët që vodhën zgjedhjet e 2017, Shqipërisë nuk i hapen negociatat. Kjo është e vërteta, dhe jo pallavrat dhe propaganda e Edi Ramës, e cila buçet nga buritë e shpuara të televizioneve kombëtare të kapura nga paratë që u vidhen shqiptarëve.
Afërmendsh, sepse pa u ndëshkuar vjedhësit e votave, si mund të kemi zgjedhje të reja të lira e të ndershme. Beteja dhe zotimi ynë i parë është transformimi politik i vendit sipas standardeve evrpiane. Ne demokratët jemi të qartë e të vendosur. Në Evropë shkohet me zgjedhje të lira dhe me balancim pushteti e drejtësi të pavarur.

Basha: Evropa është armiku numër 1 i autokratëve të lidhur me krimin. Prandaj, sot Dita e Evropës është dita e të gjithë shqiptarëve, por nuk është dita e Edi Ramës, është makthi i Edi Ramës. Shqipëria Evropiane është makthi i Edi Ramës, makthi i hajdutëve që e shoqërojnë.
Ndaj dua tu them tellallëve të Edi Ramës se në këtë betejë nuk jemi futur për pushtet personal, por duam që kjo krizë kaq e thellë ekonomike shoqërore e shpirtërore, ky depresion ku e futi vendin Rama dhe klika e tij jo thjesht kapërcehet për ti lënë vendin një krize tjetër, por të lihet prapa njëherë e mirë, ndaj na duhet një reformë e thellë e sistemit politik. Të bëjmë të mundur që pas kapërcimit t ëkësaj krize, fati i çdo politikani të jetë i lidhur me fatin e qytetarëve. Pra, një reformë që do u kthejë qytetarëve atë që ua vodhi Edi Rama, vullnetin, votën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular