Një jaht me turistë austriake jep alarmin sos për mbytje tre milje larg nga bregdeti i Kallmit. Alarmi u dha në kapitenerinë e Durrësit. Po kërkohet ndërhyrja e rojës bregdetare.
Mësohet se jahti që ka kërkuar ndihmën është me flamur austriak. Jahtit i është fikur motori si pasojë e kohës së keqe.
Në portin e Durrësit po mban një kohë e keqe. Forca e detit është 6 ballë. Sapo kanë marrë alarmin SOS për ndihmë, Kapiteneria e Portit kanë dërguar mjetin Rimorqator për të shpëtuar personat që ndodhen brenda në jaht.
Gjithashtu, mësohet se brenda jahtit ndodhen 3 shtetas nga Austria.