BallinaKryesoreKreu i PLL Shpetim Axhami: Pse duhet protestuar pa kthim. O sot...

Kreu i PLL Shpetim Axhami: Pse duhet protestuar pa kthim. O sot o kurrë – kthe shpresën tek vetvetja

Nga Shpëtim Axhami

Pse duhet protestuar pa kthim deri ne realizimin e projektit opozitar. Ne Shqipëri sot  nuk funksionin asnjë prej tre pushteteve . Ne një sistem demokratik ekzistojnë tre llojet e pushteteve legjislativ ,ekzekutiv, gjyqësor te cilët ne sinkronizim normal bëjnë qe shteti te ketë një funksionim normal dhe korrekt ne ndihme te shtetaseve te tij . Dy pushtetet e para ne mënyrë periodike pësojnë ndryshime ne disa nivele ne baze te votës se lire ne zgjedhjet elektorale qe bëhen.
Ky jemi, çfarë po ndodh pse duhet te marr fund ky kolaps dhe kjo krize totale dhe e gjithanshme .
Argumenti nuk funksionon si duhet asnjeri prej këtyre tre pushteteve .
Legjeslativi .
Ne sot kemi një parlament ilegjitim ,gjysmak dhe te formatuar jashtë vullnetit te popullit .
Ne baze te kushtetues parlamenti shqiptare përbehet nga 140 deputet .
Tempulli i demokracisë i një vendi anëtare i NATO-s qe kërkon te anëtarësohet ne BE drejtohet nga ish ministër i diktaturës komuniste i akuzuar  si urdhërues vrasjesh.
Ne këtë parlament ke pjese te numeklatures komuniste prokurore viktimizues ,bashkëpunëtore sigurimi, te korruptuar ,milioner ku disa prej tyre nuk dihet se si e kane vene ketë pasuri .
Disa prej tyre trashëgimtare byroistesh komunist.
Kohet e fundit ,por edhe me pare ne këtë parlament u futen deputete listash ku disa prej tyre ,vete personalisht ,me subjektet e tyre qe perfaqesojne ne asnjë lloj votimi me çfarëdo lloj sistemi ne çfarëdo qarku me çfarëdo lloj mjeti kurrë nuk do te kishin marre mandat me vullnet te votuesve shqiptare .
Ne ketë parlament, pavarësisht pavarësisë te çdo deputet ai voton me sytë nga shefi si thotë ai jashtë vullnetit te tij.
Persa i përket nivelit ,dihet ky ,ndoshta shkak monopolizimi i listave nga kryetaret e partive. Ka dhe shume arsye te tjera për te cilat ky parlament nuk përfaqëson vullnetin e popullit prandaj një ore e me pare duhet te dale jashtë funksionimit me zgjedhje te reja.
Ekzekutivi .
Jashtë funksionimit pothuajse e gjithë piramida anonime  e korruptuar, neopotike, politike e lidhur me krimin qe vetëm tek vjedhja e kane mendjen.
Rreth 600 ish punonjës te sigurimit ne administrate, çfarë mund te presësh.
Ministra me një lidhje te dyshimte mes tyre dhe me kryeministrin Rama qe fillon qe ne Ministrinë e Kulturës ,Bashkine e Tiranes apo ne lidhje personale te Tij pa lidhje ndoshta edhe me PS .
Buxheti i shtetit parapërcaktohet se kush do e marre ,kjo tashme dihet ndahet tek një rreth oligarkesh ose tek mafia qe u ka siguruar karrigen ndryshe …
Ekonomi e rrënuar ,borxh i rritur ,arsim jo cilësor analfabet funksional ,shëndetësi “falas” zot mos na sëmurë ,rend me kriminalitetin me te larte ne rajon ku krimineli respektohet dhe polici ofendohet,taksa te larta ,tallje me rritje pensionesh dhe pagash .
Drejtoritë e Përgjithshme dhe Agjencitë Kombëtare te mbushur me te besuar “debatikas “ te partisë te rinje  te devotshëm .
Këto nëpunës dere me dere biznes ne biznes jo por te siguruar mbarvatje te punës, por për te vjele me gjoba te padrejta ,bosh buxheti, për ta vetezgjidhur çdo problem kundrejt pagesës kesh dhe mbrojtjes prej tyre nga kushdo ,si dikur grupet mafioze italiane me zona influence .
Gjithë aparatura shtetërore ne aksion te heshtur për te imponuar ne mendjen e shqiptareve një neokomunizem  te ri për te mos hapur si duhet faqet e historisë duke goditur këdo qe merr një hap për te dënuar krimet e komunizmit . Ka një arsye , ide e trashëguar Shqipëria e jona ,ne jemi për drejtim ,prandaj vihen lloj-lloj epitetesh për shtresa te ndryshme te persekutuara nga baballarët e tyre
gjyqësori .
Nuk kemi çfare themi reforma e Qeverise Rama duke pasur si qellim te vetëm kapjen e drejtësisë u be dhe vazhdon te behet selektive .
Kjo pseudoreforme e la Shqipërinë jo pa qellim pa Gjykate kushtetuese pa gjykate te larte me prokurore dhe gjyqtare te korruptuar ku akoma vazhdojnë te lirohen kriminel dhe te jepen vendime ne kundërshtim te plote me te drejtën e qytetarëve .
Çdo qytetar edhe duke pasur te drejte e di pa sekser nuk e fiton ate .
Media si pushtet i katërt te themi totalisht e kapur Tv ,gazeta ,gazetare ,analiste   te ndare ne te majte e te djathte te gjithë njihen sapo shihen .
E drejta e shtypit nuk funksionon kjo dhe nga analizat e fundit te organizmave ndërkombëtare .
Kushdo blihet ndryshe etiketikohet nga kryeministri me epitete nga me ofenduese.
Ka edhe shume arsye për te protestuar pa kthim deri ne fund te rrëzimit te kësaj qeverie totalitare ,shqiptaret meritojnë me tepër.
Burimi i gjithçkaje ilegjitime dhe totalitare ka vetëm një emër tjetërsim vote.
Prandaj ky sistem i dështuar duhet te marre fund.
Te gjithë se bashku me forma demokratike  te kthejmë shpresën tek vetvetja qe nëpërmjet votës te lire demokratike te krijohen hapësirat dhe mundësitë pre shtet LIGJOR pre te bere Shqipërinë si gjithë Europa . Autori eshte Kryetar i PLL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular