BallinaKryesorePërplasja/Vuçiç-Thaçit: Telefono Amerikën, s’të jap asgjë

Përplasja/Vuçiç-Thaçit: Telefono Amerikën, s’të jap asgjë

spot_img
spot_img

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka treguar për zhvillimet që po ndodhin në Tiranë në kuadër të Samitit të Brdo-Brijonit, dhe përplasjet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, pas deklarimeve për unifikimin e shqiptarëve.

Vuçiç thotë se i ka bërë thirrje Ramës e Thaçit që të mbledhin mend sa u përket këtyre deklaratave.

Unë iu thashë atyre, mblidhni mend, ju duhet t’i drejtoheni dialogut, sepse ky nuk është një teatër ku ju flisni për ëndrra rreth bashkimit kombëtar”, është shprehur ai.

Vuçiç thotë t’i ketë thënë Thaçit se t’i mund të thërrasësh edhe presidenten kroate, e amerikanët, por problemin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e zgjidhin vetëm serbët dhe shqiptarët.

“Unë iu thash, nuk ia vlen, ju mund të telefononi Kolina Grabar Kitaroviqin, Borut Pahorin e Andrej Dudën, dhe amerikanët, por pyetja është që këto janë vetëm raporte ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, dhe ne duhet të zgjidhim këtë “, ka thënë kreu i shtetit serb, shkruan ‘Novosti’.

Ai thotë se nuk ka asnjë forcë që e detyron Serbinë që të veprojë në kundërshtim me vullnetin e popullit. Sipas kreut të shtetit serb, raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë duke hyrë në një fazë jashtëzakonisht të vështirë.

“Po hyjmë në një fazë shumë të vështirë”, ka shtuar ai.

Kreu i shtetit serb ka treguar edhe për debatin që ka pasur me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në Tiranë.

“I thashë Thaçit, ju mund t’i telefononi amerikanët dhe gjithë të tjerët, por kjo është një çështje e serbëve dhe shqiptarëve. Nuk ka forcë që e detyron Serbinë të veprojë në kundërshtim me interesat e saj”, ka shtuar Vuçiç.

Sipas Vuçiç njerëzve në Islandë apo Maltë nuk iu intereson nëse Kosova dhe Serbia zgjidhin problemin mes tyre.

“Ky është vetëm problemi ynë”, ka shtuar ai.

Ai ka treguar edhe një përplasje që ka pasur me Thaçin, por që thotë t’i ketë folur ne gjuhën serbe.

“E pyeta edhe Thaçin: Çfarë po bën, a ke ardhur me ta (amerikanët) a po të ndihmon dikush? Ia thashë në gjuhën serbe. Ju nuk mund ta bëni një gjë të tillë, nuk mund ta bëni. Unë nuk do t’iu jap asgjë për të cilën keni folur, dhe çfarë do të bëjmë tani”, është shprehur Vuçiç.

Vuçiç ka folur edhe për shtrëngimin e duarve me Hashim Thaçin, duke thënë se nuk ishte diçka zyrtare. “Isha duke u marrë me të gjithë të pranishmit, gjithashtu edhe me Thaçin, por nuk ishte një shtrëngim duarsh zyrtar”, ka shpjeguar ai, duke pranuar se ai shtrëngim duarsh ishte i ftohtë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular