BallinaAktualitetZarife Hasanaj shpallet “Dëshmore e Atdheut”, trupi niset për në Shqipëri

Zarife Hasanaj shpallet “Dëshmore e Atdheut”, trupi niset për në Shqipëri

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka ka ngushëlluar familjarët e efektives së FA, duke e cilësuar humbjen e vajzës së tyre një humbje të gjithëve.

Ajo iu dha dhe lajmin familjarëve se Hasanaj shpallet “Dëshmore e atdheut”.
“Dhimbja juaj është edhe e jona. Jeni pjesë e familjes së madhe ushtarake. Do keni mbështetjen tonë për çdo nevojë. Ndarja nga jeta e Zarifes është një humbje e madhe për të gjithë ne”, deklaroi Xhaçka.

Trupi i nën tetares në arkmortin e mbuluar me flamurin kuq e zi është nisur për në Shqipëri. Në bazën Camp Adazi në Letoni paraditen e sotme u organizua ceremonia e lamtumirës me pjesëmarrjen e efektivëve nga 10 vendet, pjesë e misionit “Enhanced Forward Presence”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular