BallinaAktualitetBasha: S'kemi përballë PS-në, por një kupolë të rrezikshme, nuk do ta...

Basha: S’kemi përballë PS-në, por një kupolë të rrezikshme, nuk do ta lejojmë greminën për Shqipërinë

spot_img
spot_img

Nga fjala e Lulzim Bashës në takimin me të rinjtë e organizatës së PPE:

Rinia europiane ka dalë në mbështetje të betejës së rinisë dhe qytetarëve shqiptarë për ta bërë Shqipërinë si Europa!  Kryetari i  PD, Lulzim Basha, ka nisur takimin me 300 studentë europianë të EDS, organizatës studentore të Partisë Popullore Europiane.

Në fjalën e tij, kreu i PD Lulzim Basha ka përshëndetur në veçanti, praninë e djalit të të ndjerit Sokol Olldashi, mik dhe bashkëpunëtor i tij.

Më pas, Basha tha; “Miqtë tanë duhet ta dinë se ndodhen sot në një vend që nuk ka Gjylatë Kushtetuese. Mburojën e këtij vendi e kanë asgjesuar. Në betejën tonë për demokraci nuk kemi një kundërshtar ideologjik, Partinë Socialiste, por ata që kanë uzurpuar PS-në, që kanë shkatërruar debatin politik në Shqipëri.

Debati këtu është midis shumicës dërrmuese dhe një pakice absolute që ka kapur gjithçka në vend: vendimmarrjen politike dhe ekonomike në bashkëpunim me krimin e organizuar.

Gjithçka kontrollohet nga ky grup i vogël njerëzish. Një hap më tej në këtë drejtim do të thotë greminë për Shqipërinë. Ne nuk do ta lejojmë këtë.

Protesta jonë, lëvizja jonë bëhet për të kthyer themelet e bashkëjetesës që ne do ta fitojmë me çdo kusht. Për këtë jemi nesër të gjithë bashkë, të gjithë shqiptarët, të djathtë e të majtë të bashkuar në protestën e ditës së shtunë dhe jam i lumtur që do t’i bashkoheni edhe ju, sepse është një betejë shqiptare, por edhe një betejë evropiane.

Kam kënaqësinë t’ju kem nesër në krahun tim.”

Basha: Në betejën tonë nuk kemi përballë PS-në, por një kupolë të rrezikshme politikanësh të korruptuar dhe të të lidhur me krimin. Fillimisht kanë uzurpuar këtë parti politike, kundërshtarin tonë historik politike, por pasi e kanë uzurpuar, kanë shkatërruar debatin politik në vend. Këtu nuk ka debat për vizionin midis qëndrës së djathtë për liri, taksa të ulta, shtet të vogël, respekt për lirinë e individit dhe të majtës taksëlartë dhe shtetit të madh që i shton sa herë vjen ën pushtet…Jo: Debati këtu është midis shumicës dërrmuese të shqiptarëve dhe pakicës absolute që ka kapur gjithçka në këtë vend. “

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular