BallinaAktualitetRama i jep Sandër Lleshajt post në Partinë Socialiste!

Rama i jep Sandër Lleshajt post në Partinë Socialiste!

Sandër Lleshaj qe kur Rama e emeroi minister qe ne daljen e pare ne emisionin “Opinion”, është kujdesur që të theksojë fortë, se nuk i përket PS-së dhe është një ministër profesional e jo politik.

Me veprimet ka treguar të kundërtën, pasi me anë të postimeve të tija në rrjetet sociale, Lleshaj është shfaqur më politik edhe se shumë eksponentë të devotshëm të Rilindjes.

Për çdo denoncim apo akuzë të ardhur nga media apo opozita për gjendjen e kriminalitetit, Lleshaj është përpjekur që në vend të japë përgjigje profesionale, të përgjigjet nëpërmjet deklaratave thellësisht politike. Kulmi është arritur në këtë pikë, sidomos pas protestave të opozitës, që nuk rreshtin që nga 16 Shkurti.
Gjithsesi duke nisur që nga dita e sotme, Lleshaj, nuk do të ketë më nevojë që të maskohet si “ministër apolitik e profesional”, pasi vetë Edi Rama i ka përzgjedhur një post në Partinë Socialiste.
Në mbledhjen e sotme të kryesisë së PS,  nuk u vendosën vetëm kandidatët për kryebashkiakë për zgjedhjet e 30 qershorit, por u diskutuan edhe çështje të tjera me karakter organizativ siç ishte ngritja e një Task Forcë për zgjedhjet në përbërje të së cilës do të jenë; Gramoz Ruçi, Taulant Balla, Ermonela Felaj, Ulsi Manja, Etilda Gjonaj, Sandër Lleshaj dhe Damian Gjiknuri.
Kjo Task Forcë absurde, do të merret me procesin zgjedhor të 30 qershorit, emergjencat juridike dhe politike, por edhe çështjen e rendit dhe sigurisë, teksa opozita ka paralajmëruar se do të bllokojë zgjedhjet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular