BallinaAktualitet(Video)/S'ka më kazan në prag fushate?! Rama-gazetarëve: Do bëhem shumë i mirë...

(Video)/S’ka më kazan në prag fushate?! Rama-gazetarëve: Do bëhem shumë i mirë me ju!

Nesër të gjithë të deleguarit sipas qarqeve do të jenë në qarkun përkatës për të shpallur kandidaturat e miratuara. E deklaroi kryeministri Edi Rama për gazetarët pas mbledhjes së kryesisë së PS-së.

Nesër të gjithë të deleguarit sipas qarqeve do të jenë në qarkun përkatës për të shpallur kandidaturat e miratuara në prani të kandidatëve dhe grupeve drejtuese të fushatave elektorale dhe më pas nisim fushtën.  Kemi vendosur për të gjitha bashkitë. Janë disa detaje të fundit që janë çështje qarqesh. Të deleguarit kanë mandatet për ti përmbyllur të gjitha”

Kur kanë ngelur vetëm pak ditë nga fushata zgjedhore Rama mesa duket do të nisë dhe kohën e paqes me gazetarët.

“Jeni bërë shumë të mirë edhe unë do bëhem shumë i mirë me ju!” u tha ai gazetareve para se te largohej nga selia e PS-se ku u mbajt mbledhja e kryesise se socialisteve.

Shpesh në fjalimet e tij kryeministri Rama ka etiketuar median si ‘kazan’

Në raportin e fundit të Reporterëve pa Kufij, Shqipëria humbi 7 vende për lirinë e medias. Raporti i publikuar me 3 maj nënvizonte se pati sulme ndaj medias si nga qeveria edhe nga krimi i organizuar në një shkallë të pashëmbullt. “Politikanët e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama i cilësuan gazetarët kazan dhe prodhues lajmesh të rreme”-thuhej në raport.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular