Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca nuk është lejuar të futet në ambientet e Spitalit, ku është shoqëruar Sekretari i Organizativ i PD-së, Sait Dollapi.
Ballanca ka thënë për mediat se ka mandat Kushtetues të futet në çdo institucion shtetëror dhe se ajo ishte paraqitur personalisht, pasi përfaqësuesit e Avokatit të Popullit nuk ishin lejuar të futeshin.
“Kam mandat kushtetues të hyjë në çdo ambient. Jam Avokati i Popullit, ndaj kam ardhur vetë sepse vajzat nuk po i lejonin”, tha Erinda Ballanca.
Pas disa tentativash, Ballanca ka arritur të futet në spital, ndërkohë që nuk janë lejuar ish-deputetët e PD-së.
Bardh Spahia akuzoi policinë për sjellje arrogante dhe në tejkalim të ligjit.