BallinaAktualitetShoqërimi i Sait Dollapit, Avokati i Popullit "përplaset" me Policinë, nuk u...

Shoqërimi i Sait Dollapit, Avokati i Popullit “përplaset” me Policinë, nuk u lejua të futet në Spitalin e Traumës

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca nuk është lejuar të futet në ambientet e Spitalit, ku është shoqëruar Sekretari i Organizativ i PD-së, Sait Dollapi.

Ballanca ka thënë për mediat se ka mandat Kushtetues të futet në çdo institucion shtetëror dhe se ajo ishte paraqitur personalisht, pasi përfaqësuesit e Avokatit të Popullit nuk ishin lejuar të futeshin.

“Kam mandat kushtetues të hyjë në çdo ambient. Jam Avokati i Popullit, ndaj kam ardhur vetë sepse vajzat nuk po i lejonin”, tha Erinda Ballanca.

Pas disa tentativash, Ballanca ka arritur të futet në spital, ndërkohë që nuk janë lejuar ish-deputetët e PD-së.

Bardh Spahia akuzoi policinë për sjellje arrogante dhe në tejkalim të ligjit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular