BallinaAktualitetSituata e rendë/Partia Demokratike thirri urgjent strukturat e saj më të larta

Situata e rendë/Partia Demokratike thirri urgjent strukturat e saj më të larta

Partia Demokratike thërret në një mbledhje urgjente strukturat e saj më të larta pas situatës së krijuar dhe protestës mbi 5 orë të opozitës.

Nga zyra e PD bëhet me dije se mbledhja ka nis në orën 12:15 pas mesnate.

“Në orën 12 e 15, mbledhje urgjente në selinë e PD e kryesisë së partisë, grupit parlamentar dhe Kolegjit të Kryetarëve”, bëjnë me dije burime zyrtare.

Opozita protestoi sot në tre pika në kryeqytet duke nisur nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë, për të vijuar më pas tek parlamenti dhe përfundimisht tek Drejtoria e Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e Sahit Dollapit, sekretarit organizativ të PD.

Pak para nisjes në mbledhjes urgjente të strukturave të PD e LSI, kryedemokrati Lulzim Basha iu drejtua protestuesve,duke i falenderuar ata për pjesëmarrjen. Basha akuzoi Ramën se sot i shpalli luftë popullit të tij.

Do të mblidhemi për të marrë vendimet e duhura, pasi Rama i shpalli luftë popullit. Falenderime për këtë qëndresë, për të mos lejuar më diktatin e krimit, ju kërkoj mirëkuptim për kohën që do na duhet për të marrë vendimet e duhura. Ju jeni protestues, qytetarë e prindër, por jeni sot armata e demokracisë dhe e Europës. Zoti ju bekoftë ju, liri demokraci. “ u shpreh Basha nga selia e PD-së.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular