Nga Jorida Tabaku
Rrugëve të Tiranës dhe Shqipërisë gjithsekush vëren dëshpërimin dhe shpresen e humbur. Sot, në orën 18.30 ne protestojmë për t’ia rikthyer ato.
Gjithë këto vite mazhoranca ka gënjyer dhe mashtruar se po ndërton një shtet. Ka burgosur të pamundurit, ka shtypur të pafuqishmit. E ka trajtuar qeverisjen si një biznes personal që punon për të rrjepur qytetarët nga taksat. E ka shndërruar jetën e qytetarëve në “frymëmarrje për të paguar gjobat!”
I ka kthyer pasuritë publike në letra pa vlerë. E ka përndrydhur vullnetin e votuesve sipas kënaqësive të saj personale. Për të prodhuar katë sistem të mirëmenduar nderesh, abuzimesh dhe korrupsioni jetik.
Europa, kjo ëndërr dhe synim çerek shekullor është kthyer në një pamundësi e qëllimshme, e një mazhorance që dëshiron të integrojë shtetin në një kartel të madh kriminal në vend të integrimit në BE.
Ne, nuk mund të pranojmë të jemi pjesë e këtij degradimi të vazhdueshëm moral dhe qeverisës. Me të gjithë të metat tona, me të gjithë gabimet tona. Vendosën të dilnim nga sistemi që riprodhon vetveten.
Nuk mundet të ndërtohet e ardhmja e fëmijëve tanë pa sakrificën tonë. Ndaj sot protestojmë për të ardhmen. Protestojmë dhe ngrihemi përballë një tiranie gjithnjë e në rritje vetëm e vetëm për të ruajtur status quo-në që sot i mundëson pushtetin dhe qeverisjen.
Dhuna jonë e vetme do të jetë këmbëngulja në të drejtën për të mbajtur përgjegjës qeverinë për paudhësitë e saj. Dhuna jonë e vetme do të jetë përballje me padrejtësinë në rritje të qeverisjes që sot dëshiron ta mbajë me çdo mjet pushtetin.
Ju ftojmë në shesh. Të qëndrojmë sëbashku, për betejën e përbashkët dhe të vërtetë. Nuk bëjmë asnjë hap pas. Së bashku deri në fund. Deri ne rrezimin e autokratit dhe qeverisjes që është zgjedhur nga krimi dhe punon për të.
Sot ne 18.30 Tirana dhe e gjithe Shqiperia behen bashke!