Pas akademikut Artan Fuga, edhe ish-zëvendësministri i Arsimit Taulant Muka i bën thirrje deputetëve dhe Presidentit Ilir Meta të shkarkojnë Ministren e Arsimit, Besa Shahini.
Në një postim të gjatë në facebook, Muka shkruan: “Besa, unë nuk kam fjalë të përshkruaj injorancën tuaj mbi arsimin e lartë dhe dëmin e madh që injoranca dhe paaftësia juaj po i bën identitetit tonë kombëtar dhe të ardhmes së Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo ku ata jetojnë”.
Në vijim të deklaratës, Muka thotë se nuk habitet se një person si Shahini me përgatitje të ulet akademike të ketë mungesë të thellë informacioni mbi rëndësinë që Akademia e Shkencave ka për një vend, por e habit fakti që injorancën e saj Ministrja e Arsimit nuk e plotëson me patjen afër të këshilltarëve të aftë për t’ju dhënë këshillat e duhura për të bërë reformat aq të nevojshme në arsimin e lartë dhe shkencë.
Akademia e Shkencave, thekson Muka, është siguria që një komb ka për të ndërtuar reformat e duhura në arsimin e lartë dhe shkencë.