BallinaAktualitetVideo/Mesazhi i majorit të ndjerë Klodian Tanushi për 10 vjetorin e Shqipërisë...

Video/Mesazhi i majorit të ndjerë Klodian Tanushi për 10 vjetorin e Shqipërisë në NATO

Ky është mesazhi që major Klodian Tanushi, i cili humbi jetën mbrëmjen e së premtes në një spital në Letoni, kishte dhënë në prag të 10 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO pa javë më parë.

Videomesazhi është dhënë nga zyra e tij në Letoni, ndërkohë video është publikuar nga Ministria Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë.

Në bazën e NATO-s në Letoni, flamuri shqiptar është ulur në gjysmë shtizë, ndërkohë në Shqipëri, lamtumira e fundit Dëshmorit të Atdheut do ti jepet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake.

Mbrëmjen e së premtes, pas katër ditësh në gjendje të rëndë, majori Tanushi u nda nga jeta në Letoni, si pasojë e plagëve të marra nga shpërthimi i një mine.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular