Ky është mesazhi që major Klodian Tanushi, i cili humbi jetën mbrëmjen e së premtes në një spital në Letoni, kishte dhënë në prag të 10 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO pa javë më parë.
Videomesazhi është dhënë nga zyra e tij në Letoni, ndërkohë video është publikuar nga Ministria Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë.
Në bazën e NATO-s në Letoni, flamuri shqiptar është ulur në gjysmë shtizë, ndërkohë në Shqipëri, lamtumira e fundit Dëshmorit të Atdheut do ti jepet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake.
Mbrëmjen e së premtes, pas katër ditësh në gjendje të rëndë, majori Tanushi u nda nga jeta në Letoni, si pasojë e plagëve të marra nga shpërthimi i një mine.