BallinaKultureFritland, një shqiptar në podiumet e teatrit belg

Fritland, një shqiptar në podiumet e teatrit belg

spot_img
spot_img

Nga Elona Zhana

« Cdo gjë ka filluar dy vite e gjysëm më parë kur Zenel Laçi, me nje dosje plot shkrime poshtë krahu, mes të cilave edhe historia e jetës së tij, erdhi të na takoje, – kështu shprehet drejtori i teatrit  të « Poche » z. Olivier Blin. Për ne ishte menjëhëre e qartë – vazhdon ai, -askush tjetër nuk mund ta aktronte atë shfaqje si Zeneli. Ndaj ne vendosëm ti hapim atij dyert e teatrit tonë më këtë kusht të vetëm dhe me koshience të plotë që duke mos qënë aktor, kjo shfaqje do të ishtë një sfidë për Zenelin dhe për ne. »

Për lexuesit mbase duhet thënë që « Theatre de Poche »  i krijuar në fillimin e viteve 50  është një institucion shumë i rëndësishëm i  botës së teatrit belg dhe më gjërë atij frankofon. Shfaqja Fritland ka filluar me datën 23-04-2019 dhe është që tani një sukses. Kjo ka bërë që teatri ta zgjasë atë gjer ne fundin e qershorit.

Futemi në sallë e cila është plot, madje të gjitha vendet janë rezervuar edhe për javën tjëter. Dritat fiken. Publiku gjen një Zenel të relaksuar që duke qëruar patete dhe duke kaluar me shumë finesë nga një skenë humri në një skenë të dhimbshme na tregon historinë e tij. Për publikun shqiptar historia e tij i ngjan shumë të tjerave dhe mardhënia e Zenelt aktor me Shqipërinë dhe të gjithë trashgiminë e saj kulutore, morale e etike, si për një mazhorancë të shqiptarëve të diasporës, është një mardhenië  dashurie e urrjetje. Tek Zeneli ky shkëmbim materializohet nëpërmes figurës së babait, një baba autoritar që lëndon nga njëra anë me aplikimin e atyre rregullave arkaike do të thotë përjetshme të cilat kur nuk janë qesharake bëhën tragjike për shoqërinë belge në të cilën jeton tashmë familja. Nga ana tjetër babai autoritar është një model, ai i njëriut që pavarëshit çdo gjëjë beson në ëndërren e tij dhe skena e fundit e shfaqjes, është një lloj homazhi ndaj tij ndërsa Zenel i tregon se tashmë Fritland, dyqani ku  familja shet patate të skuqura është i njohur botërisht dhe i cilësuar si më i miri i Brukselit nga Shoqata e Konsumatorëve Belg. Pra nësë historia megjithëse autentike i ngjan shumë të tjerave, risia dhe do të thoja çelësi i suksesit të aktrimit dhe pjesës qëndron në aftësine e Zenelit aktor dhe shkrimtar për të treguar me emocion dhe humor ngjarje e mardhënie që ende perceptohen si tabu. Dhe të gjitha këto serviren me kujdesin e madh për të qëndruar larg patosit, viktimizimit apo nostagjisë.

Në fund të shfaqjes publiku ka mësuar se si Fritland është krijuar në vitet 70 nga një familje shqiptare e ushqyer me endërrën amerikane e cila vendoset në Belgjikë në pritje për më mirë. Familja Laçi blen një lokal të vogël afër Bourse dhe hapën një biznes që punon 24 orë në 24. Cdonjëri nga 6 fëmijët duhet të punojë. Nën drejtimin e një babai autoritar Zeneli punon 14 orë në ditë : patate te skuqura, salçiçe, salcë …

Ai ruan edhe sot e kësaj ditë shenjat : flokët e djegura nga yndyra, venat e dala nga të qëndruarit në këmbë, një tendinit në shpatull si pasojë e ngritjes së kovave të rënda me patate….Fritland bëhët i sukseshëm dhe familja jeton mirë. Por paratë nuk janë ëndërra e tij. Ato ç’farë don Zeneli janë letërsia, arti, të ëndërrojë, të shkruajë. Dhe késhtu ai tregon e dégjon histori me e nga klientet gjithmonë në përpjekje për të dalë nga fati i mallkuar i një patateskuqësi shqiptar, për të gjetur rrugën e tij, për të gjetur lirinë…

Mediat belge shkruajnë per Fritland :

Me humor dhe prekës ! –La Libre Belgique

Lemë aty një copë zemre ! – Le soir

Kjo shfaqje të bën çmëndurisht mirë. Qeshim më shum një herë, dalim nga aty të prekur dhe të lumtur.  – Françoise Nice

Zenel Laci të mbërthen që në çastet e para – RTBF Culture

Një spektakël intim, i ndjeshëm dhe i çmuar –Brussels is Yours

I urojmë jetë të gjatë këtij krijimi të bukur. –RTBF La Première

Ndërsa Zeneli mbyll shfaqjen duke ftuar jashtë publikun për të ngrënë patate të skuqura dhe për të folur me nga afër me autorin/aktor/ish-patateskuqës ku edhe tregon me tjeshtësne e tij karakteristike gëzimin që ka për suksesin e kësaj pjese që producentë të shumtë po shtyhen ta blejnë, ne largohemi nga aty me ndjenjën që utopia po bëhët reale : është pikërisht e larg pritshmërisë së Zenelit,  Fritland që po i kthen lirinë atij.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular