Pas protestave të opozitës në Shqipëri vjen edhe reagimi i presidentit të Partive Popullore Europiane, PPE, Joseph Daul.
Në reagimin e tij, Daul u bën thirrje palëve në Tiranë të shmangin dhunën dhe fton palët të ulen në tryezën e dialogut.
Pas protestave të opozitës në Shqipëri vjen edhe reagimi i presidentit të Partive Popullore Europiane, PPE, Joseph Daul.
Në një postim në Twitter, Daul shkruan se dënojnë ashpër përdorimin e dhunës gjatë demonstratave të fundit në Shqipëri, ndërsa u ka bërë thirrje palëve të ulen në një dialog të ndershëm politik dhe të ndalojnë çdo dhunë.
Joseph Daul ka kritikuar shpesh qeverinë Rama për korrupsion e krim të organizuar
“Dënojnë fuqishëm përdorimin e dhunës gjatë demonstratave të fundit në Shqipëri. Të gjitha palët e përfshira duhet të kthehen në një dialog të ndershëm politik, të adresojnë shqetësimet dhe shkaqet rrënjësore, të rrisin retorikën dhe të ndalojnë nga çdo dhunë”, shkruan ai.