BallinaAktualitetProtestat/Reagon presidenti i PPE, Joseph Daul: Palët të ulen në një dialog...

Protestat/Reagon presidenti i PPE, Joseph Daul: Palët të ulen në një dialog të ndershëm politik

Pas protestave të opozitës në Shqipëri vjen edhe reagimi i presidentit të Partive Popullore Europiane, PPE, Joseph Daul.

Në reagimin e tij, Daul u bën thirrje palëve në Tiranë të shmangin dhunën dhe fton palët të ulen në tryezën e dialogut.

Pas protestave të opozitës në Shqipëri vjen edhe reagimi i presidentit të Partive Popullore Europiane, PPE, Joseph Daul.

Në një postim në Twitter, Daul shkruan se dënojnë ashpër përdorimin e dhunës gjatë demonstratave të fundit në Shqipëri, ndërsa u ka bërë thirrje palëve të ulen në një dialog të ndershëm politik dhe të ndalojnë çdo dhunë.

Joseph Daul ka kritikuar shpesh qeverinë Rama për korrupsion e krim të organizuar

“Dënojnë fuqishëm përdorimin e dhunës gjatë demonstratave të fundit në Shqipëri. Të gjitha palët e përfshira duhet të kthehen në një dialog të ndershëm politik, të adresojnë shqetësimet dhe shkaqet rrënjësore, të rrisin retorikën dhe të ndalojnë nga çdo dhunë”, shkruan ai.

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular